3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Libia na njeh së shpejti

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka thënë se gjatë qëndrimit në Tripoli ka marrë premtime për njohjen e Kosovës nga shteti libian.

“Gjatë qëndrimit në Libi jam takuar me kryetarin e Parlamentit të Libisë, me 21 deputetë dhe shumë personalitete të cilët më kanë premtuar se në mbledhjen e parë të parlamentit do ta njohin Kosovën”, ka thënë Tërnava.

Ndërsa duke folur rreth debateve të fundit rreth islamit, myftiu Tërnava ka thënë se ata që e kritikojnë këtë fe nuk kanë njohuri bazike për doktrinën islame. “Islami është fe hyjnore e të madhit Zot. Islami urdhëron në mirësi, devotshmëri, paqe dhe vëllazëri”, ka deklaruar Tërnava

Tërnava ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës është kundër çfarëdo rryme ekstremiste fetare. Ai ka deklaruar se asnjë parti politike në programin e saj nuk proklamon mbrojtjen e vlerave islame. Kreu i BIK-ut nuk e ka pohuar e as mohuar kandidimin për ta drejtuar edhe për një mandat këtë institucion.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit