Libia ka shkatërruar tërësisht arsenalin e saj të armëve kimike, përfshirë predhat e artilerisë dhe bombat e mbushura me gaz mustardë, bëri të ditur ministri i Jashtëm libian, Mohamed Abdelaziz.
Ai tha se kjo është një “arritje e rëndësishme” për Libinë, në përmbushjen e detyrimeve të saj, bazuar mbi Konventën e armëve kimike. “Libia ka arritur të çlirohet tërësisht nga armët e përdorshme kimike, të cilat mund të përbënin një kërcënim potencial për sigurinë e komuniteteve lokale, mjedisin dhe zonat e fqinjëve”, deklaroi Abdelaziz./koha/kohaislame