4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Libia do ta njohë Kosovën pas konsolidimit të qeverisë së re

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në takim një delegacion nga Libia, të udhëhequr nga Khalal Al Fallah, kryetar i Këshillit të Luftëtarëve Libianë.

Kryetari Krasniqi uroi përfaqësuesit e popullit libian për ndryshimet demokratike në vendin e tyre dhe për kalim të lehtë e të shpejtë të fazës së tranzicionit. Kryetari i Kuvendit i bëri një përshkrim rrugëtimit të Kosovës nga pushtimi i saj deri në përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, duke potencuar të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet Kosovës dhe Libisë. Kryeparlamentari Krasniqi tha se Kosova kishte pritur njohje më të shpejta nga vendet islame dhe potencoi rëndësinë e njohjes së pavarësisë nga Libia.
Përfaqësuesi i Këshillit të Luftëtarëve të Libisë, Al Fallah dha një pasqyrë të zhvillimeve aktuale në Libi, të të arriturave pas revolucionit dhe sfidave me të cilat po përballen institucionet e reja në vendosjen e rendit e të ligjit në vend. Ai foli për vullnetin e këtyre institucioneve për ta njohur Kosovën dhe shtoi se kjo pritet të ndodhë menjëherë pas konsolidimit të qeverisë së re libiane, pavarësisht rezistencës nga elementë të regjimit të kaluar.
Përfaqësuesi libian i cilësoi shumë të rëndësishme të arriturat e Kosovës, duke shfaqur interesimin për të marrë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe krijimin e infrastrukturës juridike.

Në takim u shfaq interesimi për vendosjen e një bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet dy vendeve./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit