0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Libia bëhet me president të ri

Më të lexuarat

Asambleja e re Kombëtare e Libisë zgjodhi të enjtën ish-liderin e opozitës, Muhamad Magarief, në postin e presidentit një ditë pasi u transferuan kompetencat nga Këshilli Kombëtar Tranzicional tek Kongresi Kombëtar.

Magarief, një mysliman i moderuar, do ta udhëheqë kongresin 200 anëtarësh, i cili duhet ta emërojë një kryeministër të ri, të miratojë një varg ligjesh dhe ta çojë Libinë drejt zgjedhjeve të ardhshme parlamentare pas hartimit të një kushtetute të re.
Lideri i partisë Fronti Kombëtar vepron efektivisht si kryetar shteti, por ka mbetur për t’u shqyrtuar zgjerimi i kompetencave të tij. Magarief fitoi me 113 vota ndaj oponentit të tij, kandidatit të pavarur, Ali Zidan, i cili arriti të fitojë 85 vota.
Zidan uroi Magariefin duke thënë se “Kjo është demokracia. Kjo është ajo për të cilën kemi ëndërruar”. Zëvendës i Magariefit u caktua Giuma Atajga, ndërsa një zëvendës tjetër do të emërohet të premten./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit