3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Libi: Së paku pesë ushtarë të vrarë

Më të lexuarat

Së paku pesë ushtarë libianë raportohet të jenë vrarë sot në përleshjet me Ansar al-Shari’a në qytetin e Bengazit.

Në betejën mes Ansar al-Shari’a forcave speciale libiane, që rezultoj  në një përleshje që zgjati disa orë, dhe lanë dhjetra të lënduar.

Në qytet është shpallur “gjendje gatishmërie” dhe të gjithë ushtarët janë thirrur në detyrë.

Luftimet në Bengazi vijnë në kohën kur zyrtarët libianë, po përpiqen të largojnë milicitë që sollën lirinë nga kryeqyteti, Tripoli.

Grupet e veteranëve të luftës për rrëzimin e Gadafit, të grumbulluar në milici dhe organizata të ndryshme pohojnë se do të qëndrojnë të armatosur për të mbrojtur interesin qytetar të Libianëve, jetën e tyre dhe pasuritë e tyre si dhe për të rikthyer gjykimin e Zotit mbi njerëzit dhe në të njëjtën kohë ata luftojnë për të mbrojtur Libinë nga dëmtimi i pasurive të saj nga vendet e Aleancës ndërkombëtare të cilët sipas tyre e sulmuan Gadafin me qëllim që të shtinë në dorë pasuritë e Libisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit