Ministri i Brendshëm libian, Fawzi Abdelali dha sot dorëheqjen e tij për të protestuar kundër kritikave lidhur me rendimentin e forcave të sigurisë pas akteve të dhunës në Libi, bënë të ditur burime zyrtare libiane.
“Ai i paraqiti dorëheqjen e tij kreut të qeverisë në shenjë proteste kundër kritikave nga anëtarët e Kongresit Kombëtar dhe për të mbrojtur revolucionarët, ish-rebelët, të cilët formojnë shërbimet kryesore të sigurisë në vend”, theksuan burimet zyrtare libiane./trt/kohaislame