4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Libi, arratisje masive nga burgu

Më të lexuarat

Më shumë se 100 të burgosur u arratisën të martën nga qëndra e vuajtjes së dënimit në al-Judaia, pranë kryeqytetit të Libisë, Tripoli.

Sipas mediave vendase, të burgosurit kanë shtetësi të ndryshme dhe një pjesë e tyre janë riarrestuar.

Nuk është ende e qartë se si u organizua arratisja, ndërsa konfirmohet se disa prej tyre janë militantë të rrezikshëm, të burgosur për shkak të aktivitetit të tyre fundamentalist në vendin e Afrikës së Veriut.

Al-Judaida është një prej burgjeve më të mëdha në Tripoli. Grupet e të drejtave të njeriut kanë shprehur prej kohësh shqetësim për respektimin e të drejtave thelbësore, midis të cilave edhe torturën e gjithpërhapur.

Kjo arratisje masive vjen vetëm në javën e përvjetorit të vdekjes së kolonelit Muammar Gaddafi, i ekzekutuar në fundin e revolucionit që solli edhe rrëzimin e tij nga pushteti në vitin 2011.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit