2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Libani lëshoi një urdhër arresti për Kreun e shërbimeve sekrete siriane

Më të lexuarat

Gjykata ushtarake e Libanit lëshoi sot një urdhër arresti për Kreun e shërbimit kryesor të zbulimit të Sirisë – Byroja e Sigurisë Kombëtare – Gjeneralin Ali Mamlouk. Ai është akuzuar në mungesë në lidhje me çështjen penale të ish-Ministrit të Informacionit të vendit, Michel Samaha.

Ky i fundit u arrestua në gusht të vitit të kaluar nën akuzën për implikim në komplotin që ndiqte si qëllim kryerjen e një serie sulmesh terroriste dhe vrasjen e disa veprimtarëve politikë, shtetërorë dhe fetarë për destabilizimin e situatës dhe nxitjen e konflikteve sektare. Michel Samaha u akuzua se ka vepruar me urdhër të regjimit sirian dhe se ka tentuar të sjellë në Liban lëndë eksplozivë nga vendi fqinj .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit