1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Liban, koalicioni Hezbollah-Amal kryeson në zgjedhjet parlamentare

Më të lexuarat

BEJRUT (AA) – Koalicioni politik mes Hezbollahut dhe Lëvizjes Amal është duke kryesuar në rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës në Liban, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve paraprake që AA ka tubuar nga burime në parti të ndryshme, koalicioni është para Lëvizjes së Lirë Patriotike të presidentit Michel Aoun dhe Lëvizjes së Ardhmërisë të kryeministrit Saad Hariri.

Rezultatet aktuale tregojnë se koalicioni Hezbollah-Amal do të sigurojë më shumë se 34 vende nga gjithsej 128 në parlament.

Lëvizja e Lirë Patriotike e Aoun pritet të radhitet e dyta me të paktën 26 vende.

Rezultatet sinjalizojnë një qeveri potenciale koalicioni të formuar nga Hezbollah-Amal dhe Lëvizja e Lirë Patriotike.

Ndërkohë, Lëvizja e Ardhmërisë e Haririt pritet të fitojë të paktën 18 vende.

Rezultatet treguan gjithashtu se Partia Forcat Libaneze e udhëhequr nga Samir Geagea ka siguruar 15 vende.

Në një rast të paprecedent, shoqëria civile ka thyer rrjedhën tradicionale politike, pasi shtatë kandidatë të pavarur, duke përfshirë pesë gra, fituan vende në parlament.

Ndryshe, të dielën në Liban u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare prej nëntë vitesh me një pjesëmarrje të ulët prej 49,2 për qind.

Në zgjedhje morën pjesë gjithsej 917 kandidatë nga disa parti politike që garuan për 128 vende, 64 për muslimanët dhe 64 për të krishterët, në asamblenë kombëtare.

Votimi u mbajt nën një sistem të ri proporcional, i cili e ndan vendin në 15 zona zgjedhore të veçanta.

Sipas mediave lokale, rezultatet zyrtare të zgjedhjeve pritet të shpallen më vonë gjatë ditës nga ministri i Brendshëm, Nouhad Machnouk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit