Google dhe LG është raportuar që janë duke u përgatitur për të lëshuar një smartfon të modeluar në Optimus G.
Sikur Optimus G, pajisja e re Nexus e cila ende nuk është emëruar do të jetë njëri nga smartfonët e parë katër-bërthamorë në tregun e ShBA-së kur të lëshohet, thuhet në raport.
Dhe LG mund të mos jetë prodhuesi i vetëm elektronik që zbulon një telefon Nexus, raportonCNET, që thotë se disa prodhues të telefonave do të mundohen që të prodhojnë një pajisje Nexus. Shikojeni këtë: Samsung prodhoi Nexus S dhe Galaxy Nexus, Asus e bëri tabletin Nexus 7 dhe HTC ndërtoi Nexus One.
Derisa telefonat e tjerë janë shitur me procesorë katër-bërthamorë këtë vit, ata të gjithë kanë përdorur çipin Tegra 3 të Nvidias, që çalonte sa i përket modemit të integruar për 4G LTE.
Kush janë parametrat specifikë të LG Nexus
Derisa telefoni i ri LG Nexus do të bazohet në Optimus G, ai do të duket ndryshe dhe do të ndryshohet për t’u përshtatur në programin Nexus, ku mendohet të shitet me një version të Androidit.
Ka fuqi harduerike për të lëshuar të gjitha “Lojërat Nexus” dhe mbështet Google Wallet, duke nënkuptuar që është në gjendje për Komunikim në Fushë të Afërt (NFC).
Optimus G i LG-së përdor një procesor katër-bërthamor, 1.5 GHz Qualcomm Snapdragon S4 Pro me mbështetje LTE. Çipi premton kapje më përgjegjëse të fotografive, ngarkim më të shpejt të skedarëve të mëdhenj dhe shfletim më të shpejtë të uebit.
Ai gjithashtu ofron një GPU Adreno 320 të fuqishëm, që mund të përdoret për kryerjen e proceseve ngarkuese. Sipas Modacos, telefoni i ri Nexus i LG-së do të përdor Android 4.2 dhe ofron mbushje wireless, 2GB Ram, paraqitje True-HD IPS 1,280×768, një kamerë prej 8 megapiksellësh dhe, fatkeqësisht, një bateri që nuk mund të largohet. Ai gjithashtu nuk do të ketë një vend microSD dhe do vijë vetëm me ngarkesat e brendshme prej 8GB deri në 16GB.
Nëse telefoni i përfolur LG Nexus bëhet realitet, LG do të jetë ndërmarrja e parë Koreano- Jugore që merr pjesë në programin Nexus të Google. (PCWorld Albanian)/kohaislame