Është gjë e ditur se ekranet IPS janë më kualitativ se ekranet më të përdorur TN, por monitorët e bazuar në këtë teknologji janë edhe më të shtrenjtë. LG me linjën e re të monitorëve IPS4 këtë teknologji do të mundohet të ia përafroj masave të gjëra.
Kompania thekson përparësitë e ekraneve IPS mbi ata të tipit TN – reproduktimi më i mirë, këndi më i gjerë i vështrimit prej madje 178 shkallësh, dhe në përgjithësi shfaqja më e mirë e fotografisë. Teknologjia e përfshirë Smooth Color Change do të mundësoj shfaqjen e pamjeve që ndryshojnë shpejtë pa turbullime, e mundësia Dual Smart Solution mundëson përdorimin e thjeshtë të dy monitorëve me taskbar të dyfishtë, dhe shfaqje të optimizuar të ueb faqeve.
Lansimi i monitorëve të parë IPS4 të LG-së pritet të bëhet fillimisht në Azi në fillim të muajit maj. Deri në fund të majit monitorët pritet të paraqiten në shitje edhe në tregun evropian. Edhe pse përmendet se monitorët do të kenë çmim më të ulët, për çmimet konkrete deri tani nuk ka informata. /Telegrafi/kohaislamea