Raportohet se iPhone 9 do të vijë me teknologjinë e re për karikim të baterisë nga kompania LG Chem.
“Korea Economic Daily” thotë se LG Chem do të jetë furnitorë ekskluziv i baterive për iPhone 9, i cili do të lanohet vitin e ardhshëm. Objektet më të reja të prodhimit, për të cilat LG ka investuar miliona dollarë, do të përdoren për prodhimin e këtyre baterive.
Ndryshe nga bateritë e zakonshme të iPhonet, bateria e iPhone 9 do të ketë dizajn në formë të shkronjës L. Ky dizajn, thuhet se do të ndihmojë që të zgjatet jetëgjatësia e baterisë për dallim nga forma e zakonshme e baterisë litium-jon.
Bateria në formë të shkronjës L, po ashtu, është përmendur edhe më herët këtë vit nga analisti i njohur i KGI-së, Ming-Chi Kuo.