5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Lexoj jasina për të vdekur dhe të gjallë por me shkronja shqip, a më pranohet?

Më të lexuarat

Pyetja:

Falem që nga fëmijëria por ende nuk kam mësuar të lexoj arabisht. Lexoj jasina për të gjallë dhe të vdekur nga transliterimet në libra, a më pranohet?

***

Përgjigjja:

Jo motër, ai nuk është Jasin. Ata të cilët e kanë shkruar Jasinin apo tërë Kuranin me shkronja latine kanë bërë shumë gabim të madh, Allahu i faltë!

Kurani lexohet vetëm me shkronja arabe, nuk mund të ndërrohet aspak. A do të mundej një kinez ta mësonte gjuhën shqipe me shkronja kineze? Çfarë shqipe do të dilte ajo?

Shkronjat shqipe e fjalët arabe si mund të përputhen? Mos përputhja e tyre shkakton deformim të fjalëve, deformimi i fjalëve është ndryshimi i kuptimeve i fjalëve dhe ajeteve dhe kjo është nga mëkatet e mëdha.

Andaj unë nuk e kam të qartë se si kanë pasur guxim ata njerëz të cilët kanë shënuar Jasinin apo gjithë Kuranin me shkronja latine, sepse nuk është ai Kuran.

Nëse unë apo një arab që e kupton arabishten drejt e saktë do u dëgjonte juve duke lexuar cilëndo sure me shkronja latine mbrenda një ajeti aq shumë gabime bëhen saqë i bie sikur të kthesh kuptimin kontrast me atë që është realisht.

Dhe në anën tjetër ti po pretendon se është Kuran dhe po e lexon me atë nijet, por në fakt po thua diçka që nuk ka thënë Zoti, ti po e ndryshon fjalën e Zotit. Andaj hesht dhe mos e lexo me shkronja latine por vazhdo dhe mësoi shkronjat arabe dhe lexoj saktë.

Me shkronja latine lejohet të lexohen suret për nevojën e domosdoshme për të falur namazin, ajo është emergjencë e nevojë për t’u falur.

Mirëpo për të lexuar Jasin dhe Kuranin në tërësi duhet vetëm me shkronja arabe.

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit