1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Lexoi këto udhëzime për shfrytëzuesit e internetit

Më të lexuarat

1. Kur muslimani e dëgjon ezanin, nuk guxon të lejojë asgjë që ta ndalë atë t’i përgjigjet asaj thirrjeje. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zekatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur, 36-37)

2. Interneti është mjet i komunikimit, por ai në të vërtetë është shpatë me dy tehë. Muslimanët duhet t’i shfrytëzojnë anët e mira të internetit, ato që i shërbejnë fesë dhe jetës së tij, e jo ato që e prishin fenë dhe jetën e tij.

3. Është shumë me rëndësi që shfrytëzuesit e internetit të mbrojnë sytë e tyre, që të mos shohin atë që është e ndaluar. Shfaqjet e ndaluara janë armë e shejtanit, të cilat ai i përdor për t’i prishur zemrat e muslimanëve, duke ofruar një kënaqësi momentale, pas së cilës vjen pendimi dhe shqetësimi i ndërgjegjes. Shikimi i të ndaluarës është burim i ndotjes së zemrës, rëndimit në gjoks dhe largimit nga adhurimi i Allahut Fuqiplotë. Gjithashtu, këto gjëra e largojnë shpirtin nga kënaqësitë që ai i arrin gjatë adhurimit të Allahut. Kjo është armë e shejtanit me të cilën ai e zbukuron mëkatin dhe, në momentin kur dikush hyn në kurthin e tij, shejtani merr kontrollin ndaj zemrës së tij dhe luan me të, sikur fëmija që luan me topin.

4.Mos lejo që interneti ta “shkatërrojë” kohën tënde. Dhe kjo ndodh kur me orë të tëra i kalon nëpër faqe të ndryshme dhe me grupe të ndryshme bisedash online. Me këtë e harxhon kohën e çmuar, kohën të cilën do ta kishe kaluar me familjen, fëmijët, të afërmit ose duke punuar për të fituar për vete dhe për familjen.

5. Vizitoi shpesh faqet islame. Vizito faqet nëpërmjet të cilave do të marrësh informacione të dobishme, të cilat e zgjerojnë diturinë tënde. Largohu nga faqet të cilat e dëmtojnë fenë, moralin dhe grupet që përhapin fitne. Mos hy në debate me armiqtë e Islamit, nëse nuk ke dituri të mjaftueshme me të cilën mund t’i kundërshtosh. Në raste të tilla kërko nga dikush që di më shumë të merret me ato çështje.

6. Miqësitë nga çati janë kurthe edhe për meshkujt edhe për femrat; kurthe që i çojnë ata drejt marrëdhënieve të ndaluara, marrëdhënie që zakonisht fillojnë si njoftime të thjeshta dhe përfundojnë me dëm të madh për fenë dhe jetën.

7. Ose je ti ai që kontrollon, ose je i kontrolluar. Nëse e vendos internetin nën kontroll, atëherë dobitë e tij mposhtin dëmin e tij potencial dhe kështu, interneti bëhet dhunti nga ana e Allahut të Lartësuar. Por, nëse bie ti nën kontroll të tij, atëherë ai do t’i mjegullojë sytë me kënaqësi të përkohshme, e cila t’i vjedh të hollat, kohën, jetën dhe të largon nga obligimet që i ke ndaj familjes dhe të afërmve. Bëhesh viktimë, ndërkohë që nuk mund ta kuptosh një gjë të tillë. Shpëto nga ky kurth para se të humbësh dhe para se të bëhet shumë vonë.

Përgatiti: Erion Sula/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit