-3.9 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

Lexington: Një problem me klubin e Mesdhetarëve

Më të lexuarat

Lexington: Një problem me klubin e Mesdhetarëve

Amerika mes Izraelit, Turqisë, Egjiptit dhe Palestinës
Revista: The Economist
Kur do të shkojë çdo gjë në rregull për Barak Obamën në lidhje me Lindjen e Mesme? Presidenti erdhi në detyrë duke shpresuar të ofronte një zgjidhje për Palestinën, ta administronte n dy shtete, por dështoi në këtë zgjidhje duke harxhuar shumë kapital politik. Ai deshi ta vendoste Amerikën në anën e djathtë të pranverës Arabe, edhe pse kjo do të thoshte ti bashkohej një lufte në një vend arab (Libi). Ndërsa nga ana tjetër dukej e pafuqishme teksa një tjetër (Siria) masakronte qytetarët e saj. Tani ai është futur në një sërë grindjesh mes miqve më të mirë të Amerikës në Mesdheun lindor, nga e cila mund të mos ketë rrugëdalje.
Vetëm dje, të paktën ashtu dukej, Mesdheu lindor ishte një liqen i qetë i patrulluar pëlqyeshëm nga flota e gjashtë amerikane. Izraeli, Egjipti dhe Turqia ishin të gjithë miq, jo vetëm me Amerikën por edhe me njëri – tjetrin. Është e vërtetë se me kalimin e viteve paqja midis Egjiptit dhe Izraelit ishte e ftohtë. Pas luftës s Izraelit me Hamasin në Gaza, në vitin 2008, marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë u bënë të acarta. Megjithëse prapaskenat qeveritare (dhe forcat e armatosura) të këtyre tre vendeve dukeshin të gëzuara dhe mirëkuptuese n qëndrimin e tyre strategjik në sy të amerikës, këta shpresonin se do të udhëhiqnin politikën amerikane të mendonte se ky do të ishte një trekëndësh i virtytshëm në të ashtuquajturën gjeometri vicioze e Lindjes së Mesme.
Nuk vonoi shumë dhe më 10 shtator z. Obama dhe sekretari i tij i mbrojtjes Leon Paneta, e gjetën veten në një bisedë të furishme telefonike me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe gjeneralin Muhamed Husein Tantaui, kryetari i Këshillit Qeverisë së Egjiptit. Këto përpiqeshin të shpëtonin stafin e ambasadës s Izraelit në Kajro nga një turmë që kishte pushtuar ambasadën, dhe ushtarët egjiptianë i shpëtuan izraelitët e bllokuar. Por spektakli i ambasadorit të Izraelit i cili u shpëtua nga nofullat e pranverës arabe duke u siguruar në Jerusalem, ishte sinjali i asaj që do përbënte rizgjimin demokratik arab për traktatin e paqes midis Izraelit dhe Egjiptit. Kjo ishte një ndër arritjet më krenare të Xhimi Karterit dhe themeli mbi të cilin ka qëndruar diplomacia amerikane lidhur me çështjen arabo-izraelite për më shumë se 30 vite.
Në të njëjtën kohë, Amerika është përpjekur pa sukses të riparojë përçarjen mes Izraelit dhe Turqisë që pasoi me vrasjen e 8 turqve dhe t një turko-amerikani në bordin e Mavi Marmaras. Kjo ndodhi kur tentoi të thyente bllokadën e Izraelit mbi rripin e Gazës në majin e vitit të kaluar. Një plan i përpunuar për të kapërcyer grindjen u rrëzua kur një partner krenar i koalicionit të zotit Netanjahu refuzoi ta lejonte atë të shkonte përtej shprehjes së keqardhjes dhe ofrimit të një tjetër faljeje zyrtare. Nga ana tjetër përgjigjja e Turqisë ka shkuar tashmë në një retorikë lodhëse: Menjëherë pas shkelmimit të ambasadorit të Izraelit ajo pezulloi lidhjet e mbrojtjes duke kërcënuar kështu veprimin ligjor. Atëher kryeministri Rexhep Taip Erdogan u shfaq në një moment dhe la të kuptohet se luftanijet turke do të shoqërojnë në të ardhme anijet e ndihmave për në Gaza.
Ashtu si në rastin e rritjes së tensioneve midis Izraelit dhe Egjiptit, shkëputja e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Turqisë e ka lënë Amerikën të pafuqishme në këtë mes. Turqia është një partner i NATO-s, ndërsa Izraeli është një mik i veçantë. Departamenti i Shtetit e ka thënë në mënyrë të përsëritur se do të donte të shikonte “këto dy aleatë të fortë të Shteteve të Bashkuara” të punonin së bashku në kërkim të stabilitetit rajonal. Kjo nuk do të ndodhë në një kohë të afërme. Një raport i Kombeve të Bashkuara e gjeti të ligjshme bllokadën detare të Izraelit, edhe pse përdorimi i forcës ishte i “tepruar”, çka e bën akoma më të vështirë kërkimin e faljes së Netanjahut ndaj Erdoganit. Erdogani i cili e ka krahasuar Izraelin me një “fëmijë të prishur” ka shkuar ndërkohë në prag të luftës. Ai ishte në Kajro këtë javë, në fillim të një turneu në botën Arabe duke fituar kështu admirimin e turmave të ngazëllyera për shpërthimet e tij shtypëse ndaj Izraelit.
I pakënaqur me qëndrimet ndaj krenarisë kombëtare të Turqisë, Erdogani gjithashtu është përqendruar ta bëj Turqinë aleate të kauzës Palestineze. Duke u ndierë i fyer personalisht kur Izraeli nisi luftën  në Gaza teksa ai po përpiqej të ndërmjetësonte midis Izraelit dhe Sirisë, ai ka vendosur tashmë mbështetjen e Turqisë për palestinezët të cilët kanë hequr dorë nga plani i pafund i “procesit t paqes”. Ai ka kërkuar dorëzimin e kërkesës së tyre për shtetësi direkt në Kombet e Bashkuara, në fund të këtij muaji. “Le të ngremë flamurin e Palestinës në qiell dhe lë të jetë ai simboli i drejtësisë dhe paqes në Lindje e Mesme”- u shpreh ai në një mbledhje të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe në Kajro.
Amerikanët të cilët janë mbështetësi kryesor i procesit të pasosur të paqes janë tmerruar nga kjo ide. Megjithëse një avokat i fortë ai mund të jetë për një shtet palestinez, zoti Obama thotë se përpjekja për të krijuar një shtet me anë të një rezolute të OKB-së, pa një marrëveshje të negociuar do të ishte një ‘çmenduri’. Kjo mund të jetë shumë më keq se kaq. Izraeli dhe miqtë e tij në Kongres e konsiderojnë një hakmarrje të tmerrshme ndërprerjen e ndihmave financiare dhe transfertat e taksave drejt Autoritetit Palestinez. Bashkëpunimi i sigurisë midis palestinezëve dhe Bregut Perëndimor mund të rrëzohet duke shkaktuar shkëndijën e një intifade të re. Pra, nëse palestinezët e paraqesin të vendosur rezolutën e tyre të planifikuar, Obama thuajse do ti vendosë veton nëse ajo arrin në Këshillin e Sigurimit. Kjo do ti jepte kredencialeve të tij pro-Izraelit një shtytje të nevojshme para elektorale, por mund të thyeje të gjitha përpjekjet e tij të fuqishme për të përmirësuar pozitën e Amerikës me arabët.
Pagimi i faturës  Izrael
Zyrtarët amerikanë u ankoruan në rajon këtë javë, duke shpresuar me ndihmën e Evropianëve të shmangin një përplasje në OKB. Por edhe nëse ata do të kenë sukses, diplomacia amerikane në Lindjen e Mesme do të jetë një rrëmujë. Edhe pse sunduesit e tanishëm në Egjipt nuk do ta mirëprisnin një çarje me Izraelin, forcat e lëshuara nga revolucioni i tij do të vijojnë të shtyjnë për çarje n lidhje me Izraelin. Përplasja midis Erdoganit dhe Izraelit do të vazhdojë gjithashtu, pasi nuk udhëhiqet vetëm nga një fyerje por edhe nga një vendim strategjik për ta vendosur Turqinë në krahun e djathtë të pranverës Arabe, pas përpjekjeve t gjata injoruese të Erdoganit ndaj masakrave në Sirinë fqinje. Kjo mund të duket e vështirë për Izraelin, por shteti çifut po paguan atë që disa e quajnë “fatura e Netanjahut” për intrasigjencën e tij si kryeministër ndaj Palestinezëve. Po ashtu edhe Amerika, Presidenti i së cilës dëshironte kaq shumë t vendosej në krahun e djathtë të pranverës Arabe, do të paguajë një faturë në rritje për miqësinë e tij me Izraelin.
 
Perktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit