-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Leximi është shëndet

Më të lexuarat

Besoj se tanimë të gjithë e dimë se leximi i librave na fisnikëron jetën, na pasuron fjalorin dhe aftësinë tone të shprehurit elokuent, si dhe zhvillon fuqinë e imagjinatës kreative në ne.

Por, deri para disa kohe nuk është ditur se leximi është shumë i vlefshëm edhe për shëndetin tone fizik. Shkencëtarja Suzan Grinfild nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se, mes tjerash, leximi fëmijëve iu ndihmon në përmirësimin e koncentrimit dhe përmbledhjen e mendimeve të tyre. Më tej, ajo konstaton se tregimet kanë një strukturë aq stimuluese të renditjes kallximore, saqë e vigjilon trurin që të lidh shkakun me pasojën dhe t’i seleksionoj nga përmbajtja situatat që kanë vlera nga ato të pavlera.
Më e rëndësishme nga të gjitha është se shkencëtarët kanë zbuluar që leximi i librave, praktikisht është aq shumë i shëndetshëm për organizmin e njeriut ngjashëm mu sikur të merremi aktivisht me ndonjë sport. Përveç faktit të ditur se te njeriu rrit aftësitë intelektuale, leximi i librave ndikon edhe në shëndetin tone psiko-fizik
Hulumtimet e shumta të kryera në Universitetin Saseks kanë treguar se leximi vetëm 6 minuta në ditë mund të zvogëlon nivelin e stresit në ne për 2/3.

A.A/syri/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit