4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lëvoret e drurëve tregojnë përhapjen e ndotjes

Më të lexuarat

Kimikatet e përdorura për të frenuar djegien nga zjarri në produktet e konsumit si mobilje dhe veshje mund të bëhen ndotës toksikë nëse përhapen në mjedis. Në fakt ato kanë hyrë në mjedis, në gjithë botën, në ujë, tokë, bimë dhe ajër. Puna për të zbuluar sesa janë përhapur këto lëndë kimike ka qenë një sfidë e madhe, por tani është bërë disi më e lehtë.

Në kampusin e Universitetit të Indianës, Amina Salamova studion ndotësit kimikë të ambjentit. Një grup i këtyre kimikateve të quajtura PBDE, përdoret si frenues i zjarrit, por mund të shkaktojë efekte të forta te shëndeti i njerëzve.

“Ato mund të ndikojnë tek zhvillimi nervor, sistemi riprodhues, ose tiroidet”.

Shqetësimet për këto efekte kanë bërë që agjencitë rregullatore dhe disa prodhues të fillojnë të nxjerrin jashtë përdorimit shumë kimikate që frenojnë djegien nga zjarri. Por kimikatet PBDE mund të vazhdojnë të ekzistojnë për vite të tëra në mjedis dhe shkencëtarët nuk e dinë saktësisht sesi përhapen.

Për këtë arsye studiuesja Salamova dhe bashkëpunëtori i saj Ronald Hites zhvilluan një teknikë të re për të matur praninë dhe përqendrimin e kimikateve që frenojnë djegien në ajër duke analizuar lëvoren e pemëve.

“Është një zgjedhje ideale, sepse pema nuk lëviz dhe thith në mënyrë pasive të gjithë përbërësit e atmosferës”.

Zonja Salamova thotë se studimi i lëvores së pemëve ka shumë avantazhe në krahasim me metodën aktuale, më të ndërlikuar të analizës së ajrit me paisje të shtrenjta, që kërkojë fuqi të mëdha njerëzore dhe energji elektrike.

“Mendoj se në të ardhmen kjo metodë mund të përdoret në vendet në zhvillim që nuk kanë shumë burime financiare për studime të ndërlikuara atmosferike. Po ashtu kjo metodë mund të përdoret aty ku ka mungesa energjie elektrike”.

Me ndihmën e një rrjeti ndërkombëtar për vëzhgimin e përbërësve atmosferikë, studiuesit Salamona dhe Hites siguruan kampione lëvoresh nga 12 zona në gjithë botën, përfshirë Norvegjinë, Nepalin dhe Kanadanë.

Studiuesit përdorin një thikë të vogël gdhendëse dhe çekiç për të marrë disa segmente lëvoreje, i mbështjellin ato në fletë metalike dhe i dërgojnë në Universitetin e Indianës për analizë kimike.
Studiuesit gjetën prova për praninë e materialeve që frendojnë djegien në të 12 vendet.

Zoti Hites nuk u befasua nga fakti që përqëndrimi më i madh ishte në zonat urbane, në Ontario të Kanadasë and përreth Liqeneve të Mëdha në Shtetet e Bashkuara.
Diçka jo e papritur ishte niveli i lartë i kimikateve në disa zona shumë të largëta rurale në Indonezi dhe Tasmania.

“Atje pothuajse nuk ka njerëz fare. Është larg burimeve industriale. Por megjihatë këta element janë të pranishëm dhe në nivele të larta, ato janë në një nivel pak më të ulët se mesatarja, por megjithatë të dallueshme në lëvoret e drurëve Tasmani.”

Gjetjet e studiuesve të sapobotuara në revistën shkencore Environmental Science and Technology – tregojnë se këta elementë përshkojnë distanca çuditërisht shumë të mëdha. Studiuesja Salamova shpreson të vashdojë mbledhjen e kampionëve që të krijohet një bazë të dhënash në mënyrë që shkencëtarët dhe agjencitë rregullatore ta kuptojnë sesa të përhapura janë këto kimikate ndotëse dhe të gjejnë mënyra për t’i eliminuar nga ambjenti./za/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit