6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lëvizja “Vetëvendosje” po punon me të madhe për dorëheqjen e Jahjagës

Më të lexuarat

Lëvizja “Vetëvendosje” të enjten e ka çuar në tre numrin e subjekteve politike parlamentare që kanë kërkuar dorëheqjen e presidentes Atifete Jahjaga. Presidentja s’do të reflektojë as në këtë kërkesë.

Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes, ka thënë për Kohën Ditore se Jahjaga do të mund të dorëzonte detyrën vetëm pasi të përfundojë një proces i rregullt zgjedhor që do ta binte dikë tjetër në maje të pushtetit në Kosovë.

Insistimi i VV-së për dorëheqje nuk ndërlidhet me reformat kushtetuese që i referohen presidentit. Kërkesa për largimin e Jahjagës është shpallur në Kuvend nga shefi i grupit parlamentar të VV-së, Visar Ymeri, në seancën e së enjtes, pak ditë pasi Ramush Tahiri, një nga këshilltarët e presidentes, ka zbuluar se shefja e tij ka pasur takime me njerëz të veriut, pa precizuar se me kë është takuar.

Tahiri i ka quajtur legjitime strukturat ilegale që funksionojnë në këtë pjesë, ku Kosova nuk ka mundur të shtrinte autoritetin kushtetues.

Ymeri ka thënë se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë që janë në territorin e Kosovës duhet të përballen me drejtësinë, e jo të takohen nga zyrtarët më të lartë institucionalë. Për to ka thënë se duhet të ndiqen penalisht.

Por, sipas Vllahiut, presidentja Jahjaga asnjëherë nuk është takuar me përfaqësues të strukturave kriminale dhe ilegale serbe në komunat në pjesën veriore të Kosovës. Ai ka thënë se kolegu i tij, Ramush Tahiri ka shprehur qëndrimin dhe pikëpamjet e tij për veriun dhe se ai i është përgjigjur LVV-së.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit