RAMALLAH (AA) – Lëvizja Çlirimtare Nacionale e Palestinës Fatah ka lavdëruar qëndrimin e Turqisë dhe Afrikës së Jugut në lidhje me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).
“Fatah e vlerëson qëndrimin e Turqisë dhe Afrikës së Jugut kundër masakrave të Izraelit ndaj popillit palestinez dhe zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds”, tha në një deklaratë me shkrim Xhibril er-Ruxhub, sekretar i përgjithshëm i komitetit qendror të Fatah.
Ruxhub tha se ky qëndrim është mesazh i mbështetjes së madhe për popullin palestinez dhe pozicionim kundër masakrave.
Ndryshe, Turqia ka thirrur në Ankara për takime konsultative ambasadorët e saj në Tel Aviv dhe Washington, pas zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds dhe ngjarjeve në kufirin e Gazës, ndërkohë që Afrika e Jugut thirri mbrapa ambasadorin e saj në Tel Aviv.