1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lëvizja Huthi refuzon ftesën për bisedime

Më të lexuarat

Njëri nga liderët e lëvizjes shiite huthi, Mohamed al-Bekheeti tha se kanë refuzuar ftesën e Ministrit të jashtëm jemenas, Riad Yasin për fillim të dialogut për zgjidhjen politike të krizës në Jemen.
 
“Asnjëri nga kampi i Hadit nuk ka të drejtë të vendos kushte për dialog. Deklaratat e Yasin, nuk janë realiste sepse Hadi dhe qeveria e tij nuk kanë më legjitimitet në vend dhe nuk janë palë në negociatat për shkak se bisedimet nuk bëhen në mes individëve, por në mes forcave politike”, tha për agjencinë turke të lajmeve Anadolli njëri nga udhëheqësit e lëvizjes shiite Huthii, Mohamed al-Bekheeti.

Ministri i Jashtëm i Jemenit, Yasin shprehu gatishmërinë e qeverisë së Jemenit për bisedime me lëvizjen Huthii, por me kusht që ata të çarmatosen dhe në negociatat të mos marrë pjesë lideri i lëvizjes Abdel Malek el-Husi dhe presidenti i përmbysur i Jemenit, Ali Abdullah Saleh.

Al-Bakheet kujton se lëvizja e tij ka shprehur tashmë gatishmërinë për negociata politike të subjekteve për zgjidhjen e krizës, por nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Po ashtu edhe presidenti i përmbysur jemenas, Saleh javën e kaluar u bëri thirrje forcave ndërluftuese që të ulen në tryezën e bisedimeve.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit