-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Lëvizja Husi pretendon se ka vrarë në një sulm 18 ushtarë të Arabisë Saudite

Më të lexuarat

Sipas raportimeve militantët e armatosur Husi dhe fiset kanë ndërmarrë një sulm ndaj një garnizoni ushtarak të Arabisë Saudite në rajonin kufitarë në veri të Sada.
Lëvizja Ensarullah (Husi) në një sulm të ndërmarrë ndaj një garnizoni ushtarak të Arabisë Saudite në afërsi të kufirit me Jemenin pretendon se ka vrarë 18 ushtarë sauditë,  raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas raportimeve të kanalit televiziv El-Mesire që i përket Husive pohohet se: “Militantët e armatosur Husi dhe fiset kanë ndërmarrë një sulm ndaj një garnizoni ushtarak të Arabisë Saudite në rajonin kufitarë në veri të Sada. Gjithashtu në sulm kanë humbur jetën 18 ushtarë sauditë dhe se disa automjete ushtarake të ushtrisë saudite janë shkatërruar”.
 
Lidhur me çështjen në fjalë Arabia Saudite ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare. Ndërsa në anën tjetër avionët e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë sulmuar bazën ajrore ushtarake Al-Anad e cila është nën kontroll të Husive në rajonin Lahec të Jemenit. Burimet lokale kanë theksuar se pas sulmit në rajonin ku ndodhej baza ushtarake është konstatuar se në vend është ngritur një re e madhe pluhuri.
 
Armëpushimi 5 ditor që u shpall në Jemen nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite përfundoi më 17 maj.
 
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite për të parandaluar përparimin e Husive në vend me thirrjen e presidentit legjitim të vendit, Abdurabbu Mansour Hadi  nisi një ofensivë ajrore më 26 mars. Përsëri me kërkesë të Hadit dhe qeverisë së tij i dha fund më 21 prill. Një zëdhënës për forcat e koalicionit, Ahmed el-Asiri kishte pohuar se tashmë për popullin Jemenas ka nisur operacioni “Kthimi i Shpresës”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit