9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Lëvizja Husi merr kontrollin mbi kryeqytetin e Jemenit

Më të lexuarat

SANA (AA) – Pjesëtarët e lëvizjes kryengritëse Husi në Jemen, kanë marrë kontrollin e plotë mbi kryeqytetin Sana, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi kanë marrë nën kontrollin e tyre qytetin, në lokacione të ndryshme të tij, rebelët Husi kanë vendosur pika kontrolli, ndërkohë që dëshmitarët thonë se tashmë në Sana janë ashpërsuar kontrollet e qytetarëve.

Përveç qytetit, në kontroll të rebelëve janë marrë edhe bazat ushtarake Es-Sevad dhe Es-Sebin si dhe disa pozicione ushtarake në malin Attan.

Qindra të vdekur nga përleshjet mes pjesëtarëve të opozitës

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Jemen (ICRC) njoftoi se në 4 ditët e fundit të përleshjeve në kryeqytetin e Jemenit, Sana, mes Husive dhe mbështetësve të ish-presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili u vra dje, kanë humbur jetën 234 persona dhe 400 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i ICRC-së në Jemen, Adnan Hizam, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se 234 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 400 të tjerë janë plagosur për shkak të përleshjeve mes Husive dhe mbështetësve të Salehut. Duke bërë të ditur se në rajonet e përleshjeve aktualisht po mbizotëron qetësia, Hizam, iu bëri thirrje palëve që t’i mbrojnë civilët dhe t’i mbajnë ata jashtë përleshjeve.

Rikujtojmë se pjesëtarët e lëvizjes Husi vranë të hënën ish-presidentin e Jemenit, Ali Abdullah Saleh, duke e ndaluar autokolonën e tij në afërsi të kryeqytetit Sana.

Aktivistët thonë se Husit kanë shtënë mbi tashmë ish presidentin e ndjerë mbi 30 plumba.

Pas përpjekjeve të Lëvizjes Husi për të marrë nën kontroll Xhaminë Salih, e cila është nën kontrollin e forcave mbështetëse të Salehut, në lagjet jugore të Sanës ishin përjetuar përleshjet mes këtyre dy palëve dhe Husitë kishin marrë nën kontroll këtë xhami. Ish-presidenti i Jemenit, të shtunën iu kishte bërë thirrje forcave të tij që të nisin kryengritje kundër Husive.

Forcat Husi dhe mbështetësit e ish-presidentit Saleh të cilët që nga viti 2014 e deri më tani po kryejnë akte të armatosura kundër forcave të qeverisë legjitime në Jemen gjatë kohëve të fundit kanë mosmarrëveshje mes tyre. Përleshjet mes palëve ishin intensifikuar përsëri në mëngjesin e së shtunës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit