1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lëvizja e tokës në Vodno nga ndërtimi i një hoteli shqetëson banorët

Më të lexuarat

Mbrëmë në mesnatë, një pjesë e madhe tokës ka frikësuar banorët e shtëpive të cilët janë mbi hotelin “ Tasino çeshmice” në Vodno, njoftojnë nga Komuna Qendër.
 
“Kam dëgjuar një zhurmë të tmerrshme dhe dridhje të tokës. Ne menduam se ishte një tërmet dhe se shtëpia jonë ishte duke u shembur dhe shkon poshtë shpatin në Vodno, thotë një nga pronarët.
 
Hoteli ka filluar të ndërtohet në vitin 2003 dhe ndërtimi zhvillohet me etapa. Investitor disa herë kanë marrë vendim për të ndaluar ndërtimin e mëtejshëm – gërmimin e  gjerë në kodër në rrugën “Beogradi”.
 
Edhe pse, më 2009 janë nxjerrë disa vendime me vërejtje, pronarët e shtëpive të prekura thonë se investitorët e hotelit jo që nuk i kanë marrë parasysh, por kanë vazhduar ndërtimin.
 
Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski u ka dhënë urdhër bashkëpunëtorëve që të veprojnë në zgjidhjen e problemit.
 
“Nuk janë fajtorë njerëzit që ndërtojnë, por ata që kanë dhënë leje për ndërtim. Këtu duhet të intervenohet në mënyrë që të mso ndodhë ndonjë katastrofë më e madhe”, tha Zhernovski.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit