1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Lëvizja Besa kërkon që rasti i “Magjar Telekom” të zbardhet deri në fund

Më të lexuarat

Lëvizja Besa përmes një kumtese me shkrim të cilën po ua paraqesim në formë të integruar kërkon që rasti “Magjar Telekom” të zbardhet përmes rrugës juridike deri në fund. Sipas kësaj lëvizje, të dhënat që u paraqitën në opinion janë shokuese, transmeton zhurnal.mk

Lëvizja BESA me vëmendje është duke i ndjekur raportimet e mediave dhe publikimin e raporteve të gjykatave amerikane, që kanë të bëjnë me mitmarrjen shokuese prej 7,5 milionë eurove nga zyrtarët e atëhershëm në pushtet.

BESA i përshëndet këto publikime dhe këtë transparencë të gjykatave amerikane, të cilat rrjedhimisht ndikojnë në forcimin e demokracisë në Maqedoni, si dhe në zhvillimin e kulturës së transparencës dhe të drejtësisë, që aq shumë i mungojnë  vendit tonë .

Meqë në këtë aferë janë përmendur edhe emra të lartë të funksionarëve të partisë shqiptare në pushtet, ne si Lëvizje jemi të interesuar që ky rast – si do që ta ketë epilogun juridik – të shkojë deri në fund, që qytetarët shqiptarë ta marrin vesh të vërtetën e këtyre dëshmive.

Shoqëria shqiptare në Maqedoni nuk mund të ecë asnjëherë drejt mirëqenies me politikanë të korruptuar, të zhvatur dhe të kriminalizuar. Prandaj konsiderojmë se, përveç rastit skandaloz të “Telekomit”, duhet të zbardhen edhe të gjitha rastet tjera deri në fund. Kjo do të mund të bëhej aq më mirë përmes Prokurorit Special, që shpresojmë të jetë një njeri profesionist me duar të lira, që këtë katarzë kaq të nevojshme për shoqërinë tonë ta shtyjë deri në fund.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit