1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Lëvizja BESA: Freedom House, Maqedonia shënon gradën më të ulët sa i përket zhvillimit demokratik

Më të lexuarat

Në raportin e fundit të Freedom House për vitin 2016, që i merr në shqyrtim shtetet e Evropës në tranzicion, shihet qartë se Maqedonia shënon gradën më të ulët sa i përket zhvillimit demokratik që nga viti 2004 e deri më sot. Sipas këtij raporti, Maqedonia është ende shumë larg një shtetitë vërtetë demokratik, ndërsa ky është një argument më shumë se me këso kushte nuk mund të shpresojmë për zgjedhje të lira dhe korrekte, në të cilat do të respektohej vullneti demokratik i qytetarit.

Duke u bazuar në këtë raport, Lëvizja BESA gjykon se pa pastrimin e listës zgjedhore, pa reformat e patjetërsueshme në media, pa qeverisje lokale dhe shtetërore demokratike, me një sistem juridik jofunksional dhe me një rritje të korrupsionit në shkallët më të larta, Maqedonia le që nuk mund të pretendojë për zgjedhje demokratike, por – kështu siç është – këtu vetëm edhe një herë do të përsëriten zgjedhjet e manipuluara, në të cilat do të shkelet e drejta e qytetarit, ndërsa kjo mund të prodhojë kriza edhe më të rënda se kjo që e kemi tani.

Për këtë arsye Lëvizja BESA edhe një herë rithekson se Maqedonia nuk është gati për zgjedhje me 5 qershor dhe se këtij shteti urgjentisht i duhet një qeveri ekspertësh me mandat për të bërë regjistrimin e popullsisë dhe organizimin e zgjedhjeve të mirëfillta demokratike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit