Kryesia e Lëvizjes Islame Bashkohu ka bërë mbledhjen e radhës ku është diskutuar edhe votimi në parlamentin e Kosovës rreth ligjit për ndalimin e thirrjes së Ezanit.
Në këtë mbledhje kryesia ka diskutuar edhe mundësinë e protestave masive nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, por ende nuk është marrë ndonjë vendim final.
Kryesia informon opinionin se paralajmërimet e publikuara në media për mbajtjen e protestave këtë javë janë të pasakta.
Kryesia e LISBA në mbledhjen e ardhshme dhe pas konsultimit që do ta bëjë me xhematin nëpër qytetet e Kosovës do të vendos se a do të mbahen protesta dhe cfarë hapa do të merren.
Anëtarët e kryesisë së LISBA-s kanë rënë dakord që nuk do të lejojnë ndalimin e ezanit e as uljen e zërit, madje e sfidojmë Ministrin Dardan Gashi, nëse është trim le të vijë dhe ta ndaloj ezanin.
/levizjabashkohu/kohaislameKy artikull është marrë nga https://kohaislame.com.