Ende vazhdon diskriminimi; përjashtohet vajza nga shkolla për shkak të mbulesës së saj.
Sot është përjashtuar nga shkolla e mesme “Faik Konica” në qytetin e Ferizajit edhe Njomza Jashari.
Lëvizja “Bashkohu” denoncon diskriminimin që ju bëhet muslimanëve nga qeveria e vendit.Gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë së vendit të ndërpresë këtë diskriminim antidemokratik.Përderisa njerëzit në shekullin XXI duhet të gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre , kjo nuk ndodh në shtetin e Kosovës ku muslimanët diskriminohen dhe ndalohen nga arsimimi.
Lëvizja bashkohu është e vendosur dhe vazhdon të përdorë të gjithë mekanizmat për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë diskriminimit dhe nxënëseve që bartin shami tu mundësohet vijimi i mësimit në shkollat publike të Kosovës , në kushte të barabarta me të gjithë nxënësit e tjerë.
Lëvizja”Bashkohu” dënon këtë akt diskriminimi dhe kërkon kthimin e vajzës në shkollë.
Këtë reagim e mbështet edhe Forumi Musliman i Shqiperise, te cilet deklaruan se i bashkohen shqetesimit të lëvizjes BASHKOHU, si dhe të motres tonë NJOMZA JASHARI.