-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Lev Tolstoi: “Kërkoj të më konsideroni musliman”

Më të lexuarat

Lev Tolstoi: “Kërkoj të më konsideroni musliman”

Bota bëri ç’ka deshi, duke lejuar kishat të zhvillojë shpjegimet e saj mbi kuptimin e jetës. Bota e ndërtoi jetën totalisht në kundërshtim me doktrinën e Krishtit. (Tolstoi)
——————————————————————————–

Lev Nikoloivich Tolstoi (1828-1910) – shkrimtar dhe mendimtar i mprehtë, dha një kontribut madhor në letërsinë dhe historinë ruse.
Ne atë e njohim më shumë si shkrimtar, për pikëpamjet e tij filozofike, traktatet në të cilat shpallen pasqyrimet e tij për Zotin, shpirtin, dashurinë, për kuptimin e jetës, etj. Kërkimet e dhimbshme për kuptimin e jetës, për idealin e moralit, ligjet e fshehura të jetës që janë më pak të njohura, kritika sociale dhe shpirtërore janë pjesë e krijimtarisë së tij. Që në vitet 1870-të vjen duke u shtuar vëmendja e tij për temat e vdekjes, mëkatit, pendimit dhe rigjallërimit moral.
Mendimi i tij komplet i jashtëzakonshëm, në shumicën e rasteve nuk ishte i qartë për shoqërinë ruse. Ai u mallkua nga kisha dhe u destinua të shkishërohej. Miqtë dhe familjarët u shmangën nga ai. Në vitin 1910, në moshën 81 vjecare, Lev Tolstoi largohet nga shtëpia dhe vdes në rrugë, në stacionin e Astapovos.
Pse fundi i jetës së shkrimtarit të madh u duk kaq i dëshpëruar dhe ku shkoi ai, duke u larguar nga shtëpia?
Me siguri disa letra të shkrimtarit të madh hedhin dritë mbi këto cështje.
Ai shkroi për kishën:
“Bota bëri ç’deshi, duke lejuar kishën të zhvillojë sipas saj shpjegimet e kuptimit të jetës. Bota e ndërtoi jetën komplet në kundërshtim me doktrinën e Krishtit dhe kisha shqyrtoi alegoritë që njerëzit duke jetuar kundër ligjit të Krishtit, jetojnë sipas vullnetit të tyre. Gjithashtu kësaj iu dha fund ngaqë bota filloi të jetonte një jetë e cila u bë më e keqe se jeta pagane dhe kisha jo vetëm që filloi ta justifikojë këtë jetë por dhe të pranojë që në të konsiston doktrina e Krishtit.” Clear Glade, Mars, 1909.
Një grua ruse e cila ishte martuar me një musliman, E. Vekilova, i shkroi Tolstoit që djemtë e saj dëshirojnë të pranojnë Islamin dhe kërkoi këshillë se si i bëhet kësaj çështje. Shkrimtari iu përgjigj:
“Përsa i përket preferencës së Muhamedanizmit ndaj ortodoksisë … unë vetëm mund të simpatizohem me gjithë shpirt me këtë ndryshim. Nuk është e çuditshme për mua të marr vesh që ata e kanë vendosur Muhamedanizmin mbi idealet kristiane dhe doktrinën kristiane në kuptimin e tyre të vërtetë. Nuk ka dyshim që Muhamedanizmi sipas formave të jashtme të tij qëndron shumë më lart se ortodoksia e kishës. Kështu, nëse personit i jepen vetëm dy zgjedhje, të mbajë ortodoksinë e kishës apo Muhamedanizmin, për çdo person të arsyeshëm nuk mund të ketë dyshim në zgjedhje dhe të gjithë do të preferojnë Muhamedanizmin me njohjen e një doktrine, Një Zot dhe profeti i tij, në vend të asaj doktrine komplekse dhe të paqartë, në hyjni – trinitete, shlyerje, kungime, shenjtorë dhe imazhet e tyre dhe shërbimet komplekse hyjnore…” Clear Glade, Mars, 15, 1909.
Le të marrim në shqyrtim një letër tjetër e cila shpalos më qartë këndvështrimin e tij, i cili është i sofistikuar si rezultat i kërkimeve të vështira.
“Isha shumë i gëzuar, nëse do të ishit i të njëtit mendim me mua. Ti kupton ca gjera në jetën time. Çdo sukses i jetës – pasuri, nderime dhe lavdi, të gjitha këto nuk më janë dhënë. Miqtë e mi, madje dhe familja më shmangen. Disa – liberalë dhe asketë – më konsiderojnë të marrë apo me mendje të dobët si Gogolia; të tjerë – revolucionarë dhe radikalë – më konsiderojnë mistik, fjalëmadhi: njerëzit e qeverisë më konsiderojnë si revolucionar të dëmshëm; ortodoksët më konsiderojnë një djall. Unë e pranoj që është e vështirë për mua. …Dhe rrjedhimisht ju lutem, shikomëni si i llojit muhamedan, pastaj gjithçka do të jetë në rregull.” Clear Glade, April, 1884.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit