-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Leukemia kërcënon jetën e vogëlushit

Më të lexuarat

Krenar Bytyçi, 4-vjeçar, nga Kërvasari i komunës së Malishevës, i cili gjendet i shtrirë në Klinikën e Pediatrisë, ka nevojë urgjente për trajtimin e sëmundjes jashtë vendit, pasi bëhet fjalë për diagnozën: Leokimi Acuta lymfhblastica Relaps (rikthim i sëmundjes), e cila nuk ka mundësi të trajtohet në Kosovë.

Krenari tash e dy vjet është duke u përballur me sëmundjen dhe pas një trajtimit mjekësor dyvjeçar në Klinikën e Pediatrisë dhe pas një gjendjeje të përmirësuar të shëndetit, pas përfundimit të terapisë, i rikthehet sëmundja dhe atë në përmasa të përshkallëzuara. Mjekët në këtë klinikë pohojnë se ai nuk ka mundësi të trajtohet më në Kosovë për mungesë të barnave dhe kushteve, por duhet urgjentisht të dërgohet në ndonjë klinikë jashtë vendit. Familja e Krenarit nuk ka mundësi ta dërgojë djalin e vetëm, pas tri vajzave, jashtë vendit për shërim, sepse asnjëri prind nuk është i punësuar, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë kanë marrë përgjigje se e kanë shpenzuar buxhetin për këso ndihmash dhe nuk ka mundësi të bëjnë asgjë në këtë drejtim.
Nëna e Krenarit e shqetësuar për jetën e fëmijës së saj
Nëna e Krenarit, Nazmije Bytyçi, e cila nuk pushonte së qari për fatin e të birit, na e përshkroi historikun e sëmundjes, gjithnjë me shpresë se dikush do t’i dalë në ndihmë dhe do t’ia shpëtojë nga më e keqja Krenarin.(Më gjërësisht mund t’a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit