Nga: Tarik Ramadan:
Letra e Thaerit për vajzën e tij Lamar
“ Lamari im i dashur! Me fal që pushtimi më çoi larg teje, duke më larguar mua kënaqësinë e përjetimit e lindjes së fëmijës tim të parë, për të cilin i isha lutur gjithmonë Zotit që ta shoh, ta puth, dhe të gëzohem me të. Nuk është faji im, ky është fati ynë si popull Palestinez, duke jetuar jetën tonë dhe atyre të fëmijëve tanë larg nesh, duke qenë të ndarë nga njëri-tjetri dhe duke pasur një jetë të mjerueshme. Asgjë nuk është e përmbushur në jetët tona për shkak të këtij pushtimi të padrejtë, që është fshehur në çdo cep të jetës sonë, duke e kthyer atë në një makth, si dhe në një ndjekje dhe torturë të vazhdueshme.
Përkundrejt faktit që isha i privuar për të mbajtur dhe dëgjuar zërin tënd, teksa të të shihja ty tek rriteshe dhe lëvizje përreth shtëpisë dhe krevatit tënd, duke u privuar kështu nga roli im si baba dhe qenie njerëzore me të bijën, ekzistenca jote më ka mbushur me shpresë dhe forcë, dhe ndërkohë shihja fotografinë tënde me mamin të ulur në tendë, duke u ndjerë kaq të qetë, saqë kishit ndezur çudinë tek njerëzit, si të ishit në kërkim të babait tuaj, duke shikuar në pikturat e mija të varura në tendë dhe duke pyetur me zë të heshtur se pse nuk po kthehet babai im.
E ndjej që ju jeni me mua, në ndjenjat e mia dhe brenda mendjes sime, ashtu siç ju jeni pjesë e rrahjeve të zemrës sime të palëkundur dhe gjakut që rrjedh në venat e mia, duke hapur të gjitha dyert për mua dhe shpërhapur qiejt e pastër përreth meje, si dhe duke lëshuar zërin tënd të lirë fëminor pas kësaj heshtjeje të gjatë”.
“Lamar, dashuria ime! E di se ti nuk duhet të fajësohesh edhe pse ti ende nuk e kupton se pse babai yt po shkon drejt kësaj beteje të grevës së urisë për 75 ditë, por kur të rritesh do ta kuptosh se beteja për liri është beteja e kthimit tek ty, kështu që kurrë nuk do të mund të largohem larg teje apo të privohem nga buzëqeshja jote apo vështrimi yt, kështu që pushtuesi të mos mund të më marrë më nga ju.”
“Kur të rritesh do ta kuptosh se si padrejtësia, e bërë ndaj babait tënd dhe mbi mijëra palestinezë të cilët pushtimi i ka futur nëpër burgje dhe qeli izolimi, duke i shkatërruar jetën dhe të ardhmen e tyre, pa asnjë arsye tjetër përveç aktivvitetit të tyre në kërkim të lirisë, dinjitetit dhe pavarësisë. Ti duhet të dish që babai yt nuk e toleron padrejtësinë dhe nënshtrimin, dhe se ai nuk do të pranojë kurrë fyerje dhe kompromise, se ai po shkon drejt një greve urie për të protestuar kundra shtetit çifut i cili kërkon të na ktheje ne skllevër të poshtëruar pa ndonjë të drejtë apo dinjitet patriotik”.
“E dashura ime Lamar! Mbaje gjithmonë kokën tënde lart dhe ji krenar për babain tënd, falëndero këdo që më mbështet mua, që mbështeti të burgosurit në betejën e tyre dhe mos ki frikë nga Zoti sepse ai është gjithmonë me ne, Zoti nuk i lëshon njerëzit që kanë besim dhe durim. Ne jemi të drejtë, dhe e drejta do të mbizotërojë gjithmonë kundra padrejtësisë dhe zullumqarëve”.
“E dashura ime Lamar! Ajo ditë do të vijë, dhe do ta mundësoj atë për ty çdo ditë, duke të rrëfyer ty historinë e plotë, pasi ditët që do të pasojnë do të jenë më të bukura, kështu që lëri ditët e tua të kalojnë dhe vish rrobat e tua më të bukura, pastaj vrapo dhe rend sërish nëpër kopshtet e jetës tënde të gjatë, ec gjithnjë përpara e më përpara pasi asgjë nuk është pas jush po vetëm e kaluara, dhe zëri yt të cilin e dëgjoj gjatë gjithë kohës si një melodi e lirisë”.
…