2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Letra e nënës për djalin e saj

Më të lexuarat

O Djali im, unë dëshiroj nga ti festë për çdo ditë dhe dhuratë për çdo ditë.

Unë nuk dua festë një ditë në vit dhe një dhuratë në vitit.

Para së gjithash, unë dua që ti, të ma dhurosh mua ruajtjen e namazit dhe përkushtimin në namaz, si dhe të ngrihesh rregullisht për namazin e sabahut.

Pastaj, ma dhuro mua largimin tënd nga mëkatet e mëdha dhe të vogla, të fshehta dhe publike, ato që unë i di nga mëkatet tuaja dhe ato që nuk i di.

Ma dhuro leximin tënd të Kuranit me reflektim dhe mësimin e Kuranit përmendsh, nëse mundesh, pastaj veprimin sipas Kuranit dhe Sunetit të Pejgamberit (savs).

Ma dhuro mirësjelljen dhe bamirësinë tënde ndaj prindërve tu, ndaj familjes tënde, ndaj gruas, vëllezërve dhe fqinjëve të tu.

Ma dhuro edukimin e mirë të fëmijëve tu të bazuar në Kuran dhe Sunet, në mënyrë që çdo vepër e mirë e tyre të gjendet në faqen e veprave të mia të mira.

Ma dhuro zgjimin tënd të hershëm dhe shkuarjen në punë në orët e para dhe të bereqetshme të mëngjesit, si dhe fitimin hallall të pasurisë tënde duke u larguar nga pasuria haram dhe nga fitimi haram.

Mi dhuro lutjet e tua të vazhdueshme për faljen e mëkateve të mia dhe për mëshirën e Allahut derisa jetoj në dynja dhe pas vdekjes sime.

Ma dhuro vizitën tënde, që t’i pushoj sytë e mi duke të parë ty, sepse për nënën nuk ka asgjë më të dashur dhe më të bukur sesa t’i shikojë fëmijët e saj dhe të bisedojë me ta.

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit