-2.3 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Letër e hapur për besimtaren

Më të lexuarat

Ulvi Fejzullahu

E nderuara besimtare nënë, motër, vajzë!
Eselamu alejkum ve rahmetullah.

Lus Allahun e Lartësuar që kjo letër e hapur për ju, t’ju gjejë në faljen dhe mëshirën e Tij.
Ju jeni besimtaret të cilat ju keni përgjigjur thirrjes së Allahut dhe keni konfirmuar besimin në Allahun e Lartësuar. Atëherë, përgjigjuni thirrjeve të Allahut. Rregullojeni jetën nën hijen e thirrjeve hyjnore, se vetëm kështu mund ta gjeni shpëtimin dhe faljen e Tij.

E nderuara besimtare nënë, motër, vajzë!
Islami me juve sillet parimisht, mirësish, butësisht, njerëzisht dhe drejtësisht. Islami interesohet për ty vazhdimisht, ku do që ti je, në veturë, aeroplan, anije, universitet, supermarket.
— Ti vetëm me Islam ke vlerë dhe meritë, nderim dhe krenari.
— Ti ke status të veçantë, ti gëzon emrin më fisnik: BESIMTARE.
— Ti je pjesëtare e xhematit të Muahmedit salAllahu aljehi ve selem.
— Ti je thirrëse e Islamit si grua besimtare.
— Ti je kujdestare dhe përgjegjëse familjare.
— Ti je nënë me edukatë dhe amanet.
— Ti je motër me moral dhe plotë respekt.
— Ti je vajzë me nderë.
— Ti je nxënëse e zellshme.
— Ti je studente e dalluar.
— Ti je besimtare e përkushtuar.

E nderuara besimtare nënë, motër, vajzë!
Ti je sot një vajzë, pastaj një grua dhe më pas edhe një nënë. Ti këto cilësime dhe emërtime:
– nuk i ke marrë me ndonjë vendim shtetërore.
– As me amendamente parlamentare.
– Po as me votat e shumicës.
– As me seanca kuvendare.
– As me komision qeveritare.
Ty këto ti ka dhënë Allahu i Lartësuar.
Mos harro:
– ti Zot e ke Allahun.
– Imam e ke Muhamedin salAllahu alejhi ve selem.
– Libër e ke Kuranin.
– Pasuri e ke takvallëkun.
– Rrugë e ke udhëzimin.
Synimi jot është ta kënaqësh Allahun dhe ta fitosh Xhenetin e Tij.

E nderuara besimtare nënë, motër, vajzë!
Mos u habit, do të përballesh me: të mira e të këqija, gëzime e hidhërime, liri dhe izolim, respekt e sharje, por, mos e harro Allahun, Ai nuk të harron ty.

E nderuara besimtare nënë, motër, vajzë!
Ju bëj ftesë publike, që ta respektoni urdhrin e Allahut mbi mbulesën, ajo në Islam është detyrim nga Allahu i Lartësuar. Ashtu si je e urdhëruar të falësh namazin, je e urdhëruar edhe të mbulohesh. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:
“O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Ahzab, 59)

E nderuara besimtare nënë, motër, vajzë!
– Mbulohu, këtë e kërkon Allahu prej teje. Krijuesi dhe Furnizuesi yt. Ai i cili ta dha jetën dhe të mirat e panumërta.
– Mbulohu dhe bëhu mirënjohëse ndaj Tij. Kështu ke çuar në vend një urdhër të Allahut.
– Mbulohu me emrin e Allahut, këtë bëje vetëm për Atë.
– Mbulohu që ta gjesh shpëtimin, lumturinë dhe rahatinë në dy botët.
– Mbulohu mos i dëgjo thirrjet e egërsirave të egra që dëshirojnë të nëpërkëmbin.
– Mbulohu mos jep rastin dhe mundësinë, zemrave të prishura të luajnë me nderin dhe moralin tënd.
– Mbulohu se mbulesa është pastërti dhe krenari.
– Mbulohu, po mos të kishte vlerë mbulesa, nuk do ta sulmonin
intelektualët mediokër, qeveritarët e korruptuar, parlamentarët frikacakë, ministra të përlyer, gazetarët lëpirës dhe presidentja qyqare.
– Mbulohu jo pse disa po “lehin” e po “vjellin”. Por këtë bëje për Allahun, në ndihmën dhe mbrojtjen e Tij do të jesh në dynja dhe ahiret.
– Mbulohu, se mbulesa për ty është argument, dije dhe përparim.
Ti vetëm kështu i jep përgjigje mendjeve mediokre.
Ti vetëm kështu ngrit lartë të drejtën tënde.
Ti vetëm kështu reagon dhe proteston.
Ti vetëm kështu bën thirrje për vlera dhe virtyte.

E nderuara besimtare nënë, motër, vajzë!
E lus Allahun të të ruaj çdo herë. Pranoni selamet e mia, dhe më kujtoni në duatë-lutjet tua.
Veselamu alejkum.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit