-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Letër e hapur e Myftinisë së Durrësit, për padrejtësitë e prokurorisë

Më të lexuarat

LETER E HAPUR

Lidhur me nje vendim te padrejte te Prokurorise se Rrethit te Durresit dhe te Gjykates se Shkalles se Pare te Rrethit Gjyqesor te Durresit

 

 Te nderuar Zoterinje!

Shkak per shkrimin e kesaj letre u bene vendimet e padrejta te Prokurorise dhe Gjykates se Rrethit te Durresit, lidhur me dhunimin e te drejtes, te cilen e gezon prej me shume se 400 vjetesh Xhamia “Fatih”, ne zemer te qytetit te Durresit te vjeter dhe te ri. Ne pamundesi per ta gjetur te drejten tone te neperkemebur ne hulline e arbitrariteteve te atyre qe perkrahin perfitimin e padrejte te pronave, shpresojme se kjo leter, ne mos me shume, se paku, do te beje publik nje prej shqetesimeve me te mprehta qe komuniteti i besimtareve muslimane qe ne perfaqesojme, ate te tjetersimit te pronave vakef.   

Komuniteti Mysliman i Shqiperise, Myftinia e Durresit, eshte njohur pronar i vertete dhe me vendimin nr. 205, date 15.09.1997, i ish – K.K.P. P. – Durres, i eshte kthyer prona e tij, e rregjistruar prane Z.V.R.P.P – Durres, me nr. 29 hipoteke, date 02.04.2002, me nr. pasurie 24/43 dhe 24/255, me siperfaqe 1.327 m2 (1. 600 m2 eshte sip. e njohur, ndersa 1.327 m2 eshte sip. e kthyer). Lidhur me kete prone, Komuniteti Mysliman i Shqiperise, Myftinia e Durresit, eshte i pajisur me dokument pronesie, vertetim pronesie dhe harte treguese, si dhe e zoteron, disponon, posedon dhe gezon kete prone qe nga momenti qe i eshte kthyer e ne vijimesi.

Komuniteti Mysliman i Shqiperise, Myftinia e Durresit, ka paraqitur nje kallezim penal, date 10.06.2011, per vepren penale “Shperdorim i detyres dhe falsifikim i dokumentave”, ndaj njeres prej trashegimtareve te subjektit te shpronesuar Qerim Uke Muka dhe punonjesve te ish – A.K.K.P.P. – Durresit.

Lidhur me kete kallzim penal, na lejoni t’Ju sqarojme se trashegimtaret e subjektit te shpronesuar Qerim Uke Muka, jane disponuar per te njohur te drejten e tyre te pronesise me dokumentin nga Arshiva e Shtetit, me nr. 178, dosja IV – 1883, fleta 64, 75 (60) (vendodhja Fshati “Shen-Vlash”, sip. 5.000 m2 dhe sip. 15.000 m2), si dhe me dokumentin “vertetim kadastral”, me nr. extra/prot, date 25.10.1993.Dokumentat ne fjale jane administruar ne procesin gjyqesor te dates 01.02.2007, me pale:

Padites: Trashegimtaret e subjektit te shpronesuar Qerim Uke Muka.

Te paditur: Bashkia e Durresit etj.

Objekti: Detyrimin e pales se paditur te njohe pronare trashegimtaret e subjektit te shpronesuar Qerim Uke Muka per sip. 5.000 m2, 15.000 m2 etj.

Pas perfundimit te ketij gjyqi ne favor te paditeses trashegimtare e subjektit te shpronesuar Qerim Uke Muka, ish – Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish – Pronareve – Durres eshte disponuar me vendimin nr. 224, date 13.09.2007, “Per njohjen e te drejtes se pronesise per trashegimtaret e subjektit te shpronesuar Qerim Uke Muka” vetem per siperfaqen 5.000 m2, vendim i cili ka marre forme te prere me date 22.11.2007.

Me kete vendim ish – Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish – Pronareve – Durres ka  vendosur:

a)       Te njohe te drejten e pronesise, ne baze te nenit 6, paragrafi I, te ligjit 9235, date 29.07.2004 “Per njohjen kthimin dhe kompensimin e prones”, te ndryshuar , per pronen  me siperfaqe 5.000 m2, qe ndodhet ne ZK 8512, me indeks harte DR-LM-4,5, me kufij: veri – pas 23/56, 24/21, 24/20; jug – pas 24/48; lindje – pas 24/44, 223; perendim – rruge pas 24/288.

b)      Bazuar ne nenin 11/1, te ligjit 9235, date 29.07.2004, tju kompensoje trashegimtareve te subjektit te shpronesuar ne nje nga format e parashikuara per kompensim ne kete nen, siperfaqen prej 4.877.33 m2, e cila konsiderohet e zene ne baze te nenit 7, te ligjit 9235.

c)      Bazuar ne nenin 14, pika 1, trashegimtareve te Qerim Uke Muka u lind e drejta e parablerjes per objektin “magazine” me siperfaqe ndertimore 122.67 m2 qe eshte ne administrim te Drejtorise Rajonale te Monumeteve te Kultures, ne rast se ky objekt do te privatizohet.

Sqarojme se ky vendim i komisionit i ka njohur pronen trashegimtareve te subjektit te shpronesuar Qerim Uke Muka, duke e “mbivendosur” kete vendim mbi te drejten e prones tone. Per kete arsye dhe duke qene i bindur per ekpertizen e rreme dhe dokumentat e fallsifikuar, Komuniteti Mysliman i Shqiperise, Myftinia e Durresit, ka paraqitur prane Prokurorise se Rrethit te Durresit kallezimin penal te dates 10.06.2011, per vepren penale “Shperdorim i detyres dhe falsifikim i dokumentave”, ndaj trashegimtareve te subjektit te shpronesuar Qerim Uke Muka, dhe punonjesve te ish – A.K.K.P, Qarku i Durresit. Prokuroria e Rrethit te Durresit, nisi hetimet nen prokurorin z. Afrim Shehu dhe me pas vendosi te pushoje procedimin penal nr. 810, date 10.06.2011, mbeshtetur teresisht ne keqinterpretim te ligjit penal, duke na mohuar keshtu te drejten tone te ligjshme te prones. Gjithesesi, Komuniteti Mysliman i Shqiperise, Myftinia e Durresit, kete vendim pushimi te procedimit penal nr. 810, date  10.06.2011, e ka  ankimuar  ne rruge gjyqesore.

Te nderuar Zoterinje!

Po Ju drejtohemi me kete leter te hapur per arsye se e drejta jone per te gezuar dhe disponuar lirisht pronen tone tashme eshte e cenuar, jo vetem nga individe civile, por dhe nga vendimet e padrejta te drejtesise, e veçanerisht te Prokurorise se Rrethit te Durresit. Sepse, nder te tjera, ne vendimin e pushimit te procedimit penal nr. 810 date 10.06.2011, konstatojme se:

Kur ka analizuar rrethanat e çeshtjes, prokurori i çeshtjes, nder te tjera, ka analizuar edhe dy dokumentat e lartepermendur, perkatesisht i pari, nga Arshiva e Shtetit, me nr. 178, dosja IV – 1883, fleta 64, 75 (60) (vendodhja Fshati Shen-Vlash, sip. 5000 m2 dhe sip. 15000 m2) dhe i dyti, dokumentin“vertetim kadastral”, me nr. extra/prot, date 25.10.1993, te dy keto te perdorur si prove. Prokurori sqaron se me vendimi nr. 277, date 01.02.2007, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor te Durresit, i eshte njohur pronesia trashegimtareve ligjore te subjektit te shpronesuar Qerim Uke Muka, per pronen 5.000 m2, te ndodhur ne Durres, ne L.1, Rruga “Nako Spiru”. Ky vendim eshte bazuar ne dokumentin arkivor me nr.178, v. pa vit,  dosja IV – 1883, fleta 64, 75 (60), dhe eshte percaktuar prona me sip. prej 5.000 m2 dhe 15.000 m2, te ndodhura ne Durres. Per te percaktuar vendodhjen e prones eshte marre prova me ekspert nga gjykata, duke caktuar eksperte Luljeta Bocaj dhe Vasil Gjoni, te cilet e kane pozicionuar pasurine prej 5.000 m2 ne L.1, Rruga “Nako Spiru”, me kufij: veri – Mustafa Rexhepi (pasuria 23/56, 24/21,24/20); lindje – Maliq Kertusha dhe Xhamia (pas nr.24/44); jug – Abdi Qerimi (pas nr.24/48); perendimi – rruge (pas. 24/288), duke cenuar keshtu te drejten e pronesise te Komunitetit Mysliman te Shqiperise, Myftinia e Durresit. Ndersa, per siperfaqen tjeter prej 15.000 m2, ekspertet ne fjale e kane pozicionuar ne zonen e Currilave vendodhja Kallm – Durres, duke cenuar te drejten e pronesise se njeres prej familjeve me te vjetra te qytetit te Durresit,  ate te trashegimtareve ligjore te subjektit te shpronesuar Hafiz Ymer Cerloi.

Ne funksion te ekspertizes se eksperteve Luljeta Bocaj dhe Vasil Gjoni, e cila ka sherbyer per dhenien e vendimit nr.277 date 01.02.2007 (percaktimin e vendodhjes se prones me dok arkivor me nr.178, v.pavit  dosja IV – 1883, fleta 64, 75 (60)), familja Cerloi ka paraqitur nje kallezim penal ne Prokurorine e Rrethit te Durresit, ndaj eksperteve vetem per faktin e pozicionimit te siperfaqes 15.000 m2 ne pronen e tyre dhe eshte rregjistruar procedimi penal nr. 827, date 31.05.2010, ku eshte provuar se ekspertet Luljeta Bocaj dhe Vasil Gjoni, e kane pozicionuar pasurine objekt hetimi (15.000 m2) ne Currila – Durres, si dhe eshte konkluduar se kane kryer ekspertim te rreme, duke u marre me pas si te pandehur per vepren penale “ekspertim i rreme”, kryer ne bashkepunim, me ç’rast eshte derguar nga Prokuroria e Rrethit te Durresit edhe kerkesa per gjykimin e çeshtjes penale nr. 827, te vitit 2010.

Ndersa, prokurori i çeshtjes z. Afrim Shehu, vendos per pushimin e proçedimit penal te ngritur nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise,  Myftinia e Durresit,  me arsyetimin se: “ te dhenat e pershkruara ne aktin e ekspertimit jane te rreme ne lidhje me siperfaqen prej 15.000 m2 dhe per kete shkak ka filluar procedimi penal nr. 827, date 31.05.2010, ku ekspertet Luljeta Bocaj dhe Vasil Gjoni, jane marre ne cilesine e pandehurit. Ne te njejtin akt jane shprehur dhe per siperfaqen prej 5.000 m2 dhe ne kuptim te ushtrimit te ndjekjes konsiderohet se eshte kryer vetem nje veprim qe perben te njejten veper penale, per te cilen jane akuzuar dhe derguar per gjykim. Ne referim te nenit 7 te K.Pr.Penale nje gje e tille konsiderohet e gjykuar”. Nderkohe qe ekspertet jane derguar ne gjykim per ekspertize te rreme vetem per pozicionimin e siperfaqes se prones prej 15.000 m2 ne Currila – Durres (shih- vendimin nr. 827, viti 2010, bashkangjitur), nje veprim te tille te konkluduar nga ana prokurorit Afrim Shehu ne vendimin e pushimit nr.810 te vitit 2011, te kallezimit tone penal, e konsiderojme si dhunim te te drejtes tone, si dhe fshehje dhe anashkalim per te hetuar me tej per te arritur ne nje konkluzion pozitiv dhe te paanshem, i cili do i sherbente interesave tona te ligjshme.

Madje, referuar ketij konkluzioni te prokurorit ne fjale, na lind e drejta te pyesim se nese gjykata vendos denimin per ekspertize te rreme per pozicionimin e prones prej 15.000 m2, po per pozicionimin e prones prej 5.000 m2, mbi pronen tone, valle si duhet kuptuar; mos valle “konsiderohet se eshte kryer vetem nje veprim qe perben te njejten veper penale”, po citojme prokurorin e çeshtjes, apo duhet t’i drejtohemi perseri prokurorise me nje tjeter kallzim penal?

Ne lidhje me dokumentin e dyte “vertetim kadastral”, me nr.extra/prot, date 25.10.1993, te perdorur nga trashegimtaret e subjektit te shpronesuar Qerim Uke Muka, prokurori i çeshtjes ka konstatuar se dokumenti i DAMT me nr. extra/prot, date 25.10.1993, rezulton te jete leshuar nga shtetasi Arjan Bardhi, me te dhena te rreme ne lidhje me pershkrimin e vendodhjes se pershkruar dhe duke vendosur ne vend te fjales Sh – Vlash, fjalen Varosh. Ky veprim i kryer prej tij, shkruan prokurori i çeshtjes, perben vepren penale “fallsifikim i dokumentave”, i parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, porse referuar nenit 66 te Kodit Penal, vepra eshte parashkruar dhe per kete shkak nuk mund te ushtrohet ndjekja penale.

Sqarojme se, prokurori i çeshtjes, ne menyre abuzive, ka anashkaluar faktin se ky dokument i fallsifikuar eshte perdorur shume here nga ana e trashegimtareve te subjektit te shpronesuar Qerim Uke Muka dhe seriperdorja e ketij dokumenti disa here nuk mund te konsiderohet se jemi ne kushtet e fallsifikimit te dokumentit dhe perdorjes se tij vetem ne vitin 1993 dhe qe vepra penale te jete parashkruar. Por, fakti se ky dokument i konstatuar nga prokuroria, si i fallsifikuar, eshte riperdorur ne vitin 2007, e edhe po perdoret ne keto momente, duke sjelle efekte dhe pasoja per Komunitetitn Mysliman te Shqiperise, Myftinia e Durresit, si pronare e ligjshme e truallit ne fjale. 

Gjithashtu, prokurori i çeshtjes nuk ka analizuar dhe hetuar sakte dhe qarte se ky dokument ka sjelle pasoja te renda per Komunitetin Mysliman te Shqiperise, Myftinia e Durresit, per faktin se ky vertetim, perveç se i fallsifikuar, por eshte futur ne dosjen e Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, duke sherbyer edhe si prove per te mbeshtetur vendimin e dhene. Porse nuk eshte mjaftuar vetem me kaq, por trashegimtaret e subjektit te shpronesuar Qerim Uke Muka, kane paraqitur nje kerkese ne Drejtorine e Administrimit dhe Shitjes se Prones Publike, per te perfituar nga  procedura e shitjes se prones objekt“magazine”e cila ndodhet ne kete prone, te cilen, ashtu siç edhe e sqarojme me lart, i eshte njohur dhe kthyer Komunitetit Mysliman te Shqiperise, Myftinia e Durresit. 

Te nderuar Zoterinje!

Lidhur sa me siper, Komuniteti Mysliman i Shqiperise, Myftinia e Durresit, kerkon prej Jush dhe opinionit te gjere te njiheni me kete menyre te padrejte te trajtimit te çeshtjes sone, ne menyre qe gjithesecili te permbushe detyren e tij institucionale dhe civile per, jo vetem te na rikthyer te drejten neve, por edhe qe raste te tjera te mos perseriten me.

Me shume konsiderate dhe respekt,

Komuniteti Mysliman i Shqiperise, Myftinia e Durresit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit