Fëmija yt gënjen shumë, sepse ti i fole ashpër.
Ai nuk ka besim në vete, sepse ti nuk e inkurajon.
Ai nuk flet rrjedhshëm, sepse ti nuk komunikon shpesh me të.
Ai vjedh, sepse ti nuk e ke edukuar të japë dhe shpenzojë.
Eshtë frikacak, sepse ti e mbron tepër.
Nuk i respekton të tjerët, sepse ti nuk e ul zërin kur komunikon me të.
Ai qëndron i nervozuar çdo herë, sepse ti nuk e lavdëron.
Fëmija yt është i dhunshëm me të tjerët, sepse ti e keqtrajton.
Fëmija yt xhelozon, sepse ti e neglizhon.
Ai nuk të dëgjon, sepse as ti nuk e dëgjon atë.
Fëmija yt është egoist, sepse ti altruizmin e shpreh me të tjerët dhe jo me të.
Ai nuk lexon, sepse ti i blen lojëra kompjuterike në vend të librave.
Prindër, bëni kujdes se si silleni me fëmijët.