-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Lërini fëmijët tuaj të kenë mendime dhe zemër të madhe, do të jetojnë të lumtur…

Më të lexuarat

“Karakteri i burrit apo gruas më së miri reflektohet në çështjen se çfarë prindi janë ndaj fëmijës së tyre.”
Në mënyrë që fëmijët tuaj të rriten në personalitete të kompletuara dhe cilësore, ata duhet të dashurohen. Jo të llastohen, por të dashurohen. Ashtu siç e mësoni veten si të silleni ndaj mendimeve dhe emocioneve dhe si ta programoni veten, gjithashtu mësojini fëmijës tuaj të ketë njohuri se si ta ndihmojë veten dhe si t’i përballoj situatat e vështira në jetë. Jepni shembull fëmijës suaj përmes praktikumit tuaj.

Mësojini ata se mund të bëjnë shumë. Le të fitojnë zakone pune, le të kenë synime të mëdha. Lërini ata të kenë mendime dhe zemër të madhe. Ashtu do të jetojnë të mëdhenj. Jeta do t’i shpërblejë për atë.

Mësojini ata se si t’i afirmojnë deklaratat: Mund të jem ajo që dua. Sipas shumicës, kjo është një nga pohimet më të mira. Por ky pohim duhet të mbështetet me talentet e vërteta të fëmijës. Nuk mund të presësh nga një fëmijë që nuk pikturon, të bëhet piktor. Ose kush nuk e preferon matematikën të jetë një matematicien. Mësojeni që t’i gjejë aftësitë e tij që në moshë të re, përmes argëtimit, lojërave, tregimeve, vëmendjes. Gjëja më e rëndësishme është që ai të ndjen vetëvlerësim dhe dashuri për veten e tij, por edhe për të tjerët. Nëse i mësoni fëmijës tuaj empatinë, besimin, ia keni mësuar atë që duhet.

Fëmijë i llastuar apo i përgjegjshëm

Mos e llastoni tepër fëmijën tuaj, sepse jeta nuk do ta përkëdhel. Kur duhet të përmbushë obligimet e tij, le ta bëjë atë. Mos e justifikoni për hir të profesorit, të miqve, dhe veçanërisht mos i pranoni arsyetimet se të gjithë janë në gabim dhe vetëm ai ka të drejtë.

Mësojeni fëmijës tuaj të përqendrohet në vetvete, qëllimet e tij dhe njoftojini se ata nuk mund t’i korrigjojnë të tjerët, por vetëm veten e tyre. Mësojani fëmijës tuaj vetëbesimin duke e inkurajuar që në moshë të re, me pohime si: “Unë mund ta bëj atë, jam i aftë, kam vlera…”. Ajo që ia thoni fëmijës tuaj dhe si e përjetoni atë – mund të jetë me rëndësi thelbësore.

Buzëqeshja, përqafimi, vëmendja, e përmirësojnë gjendjen shpirtërore te fëmijët. Njëzet sekonda përqafim janë treguar që sekretojnë serotoninë – hormonin e lumturisë. Përqafoni fëmijën tuaj që të jenë të lumtur. Lëvdojeni dhe përkraheni, ashtu do t’i jepni krahë. Fëmijët përshtaten me foton si i shihni ata dhe me fjalë, çfarë mendoni për ta. Mos prisni që fëmija juaj të jetë pa gabime. Kur ai bën një gabim, jepini atij shans për ta korrigjuar veten. Por le ta mësojë se çdo gabim në jetë do të paguhet shtrenjtë. Mos e mbroni tepër, sepse çdo rënie dhe çdo dhimbje do ta mësojë atë si të ecë në jetë. Nuk është mirë të jesh tepër mbrojtës ndaj fëmijës, dhe as të lejohet që fëmija vetëm t’i trajtojë sfidat jetësore. Gjeni ekuilibrin, udhëzoni ata, tregojuni, prisni rezultate prej tyre, lëvdoni, por gjithashtu tregoni dashuri ndaj tyre.

Tregojuni dashuri, por mos lejoni që ajo dashuri të manipulohet ose mos u lejoni që në emër të dashurisë të mos ua mësoni vlerat elementare të jetës apo mos u bëni tepër tolerant. Fëmija tepër i llastuar nuk mund t’i përballon sfidat jetësore, prandaj le të dijë edhe për “jo” edhe për “po”. Le ta dijë që ekzistojnë gjëra që nuk mund t’ua lejoni nëse nuk është në dobi të tyre.

Fëmijët tepër të llastuar nuk arrijnë askund, ndërsa me siguri ky nuk është qëllimi juaj. Ju me siguri dëshironi që fëmija juaj të ketë jetë të balancuar, të pranojë dhe të dhurojë dashuri dhe ta vazhdojë jetën duke luftuar për atë. Llastimi le të jetë i kufizuar, me dashuri, por nëse në atë veprim e teprojmë, ai bëhet i papërgjegjshëm për veprimet e tij dhe gjithmonë të tjerët do ta kenë fajin, ndërsa do të ketë sjellje të ashpër, të ftohtë dhe pa empati dhe turp.

Autore: Alma Taletović, shkëputje nga libri, ‘Sretna žena’– Gruaja e lumtur)
Përktheu: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit