4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Lëpjeta, bima që stabilizon presionin e gjakut!

Më të lexuarat

Lëpjeta është një ndër bimët më të përdorura në Amerikë për profilaksinë e sëmundjeve tumorale.

Veçoritë mjekësore të kësaj bime janë të shumta, ajo përdoret për shërimin e akneve, për diabetin e kolesterolin e lartë.

Përmbajtja e kaliumit në lëpjetë është shumë me vlera për shëndetin. Kaliumi është një mineral esencial që duhet ta konsumojmë përditë. Ai është gjithashtu çelësi për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve në tërë trupin.

Duke konsumuar ushqime të pasura me kalium, siç është lëpjeta, mund të zvogëlojmë stresin në zemër dhe në të gjithë sistemin kardiovaskular, duke relaksuar arteriet dhe enët e gjakut.

Kjo rezulton në uljen e presionit të gjakut, e cila zvogëlon shanset e komplikimeve shëndetësore të rrezikshme, si mpiksja e gjakut dhe sëmundjet koronare të zemrës.

Lëpjeta është përdorur edhe për reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes që shoqëron sinusin, që zakonisht i referohemi si infeksion sinusi.

(AE)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit