-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Lentet e kontaktit mund të rrezikojnë sytë

Më të lexuarat

Lentet e kontaktit janë zgjidhje e mirë për personat që nuk preferojnë të mbajnë syze optike, por ato mund të shkaktojnë problem serioze jo vetëm për shikimin tonë, por edhe për shëndetin në përgjithësi.

Përdorimi i lenteve redukton lodhjen e syve, rrit performancën vizuale. Megjithatë, disa parregullsi të vogla çojnë në pasoja shumë të tmerrshme.
Njerëzit që kanë kaluar një sëmundje të rëndë në fëmijërinë e hershme, apo ata të cilët kanë tiparet shumë të çelëta nuk mund të mbajnë lente. Një pjesë e konsiderueshme e atyre që përdorin lentet e kontaktit në përmirësimin e shikimit, kanë edhe alergji nga to. Në këtë rast, është më se e domosdoshme konsulta me mjekun të syve, i cili duhet të përcaktojë fillimisht natyrën e syrit. Kjo nënkupton aftësinë e syrit për të prodhuar lëndë të lëngshme, pasi në mungesë të tyre, syri irritohet. Ja pse kjo metodë e korrigjimit të problemeve në shikim nuk përdoret asnjëherë tek të moshuarit, të cilët vuajnë nga lubrifikimi okular.

Problemet që sjellin lentet

Problematika më e zakonshme e shkaktuar nga përdorimi i lenteve është acarimi i bardhemes, pjesë e syrit. Ky acarim mund të jetë skuqje, e cila jo vetëm identifikohet në pjesën e bardhë të syrit, por edhe në qepallë, duke i dëmtuar të dyja këto pjesë. Ky lloj acarimi mund të jetë në dy lloje, infektiv dhe alergjik. Problematike është sepse të gjitha llojet e skuqjes dhe acarimit të bardhemes nga lentet, sjellin shqetësimin e tipit sikur keni në sy kokrriza të imta rëre, fillojnë sekrecionet e ndryshme, por jo të tipit të lotëve dhe ngandonjëherë. Ky problem i shkaktuar nga lentet, nga ana e tij mund të shkaktojë edhe fotofobi, ose e thënë ndryshe frikë nga drita dhe pamundësi të të parit të dritës e shoqëruar edhe me fryrje të qepallave, çka do të ishte vërtet problem.
Diagnoza përcaktohet në bazë edhe të syrit. Nëse dyshohet për infeksion, merret në konsideratë evidentimi se cili mikroorganizëm ka shkaktuar infeksionin. Në këtë rast, ky lloj problemi mund të kurohet duke bërë seanca të ndryshme, gjatë të cilave aplikohen kremra apo pomada të ndryshme me bazë antibiotiku, të përcaktuar paraprakisht për të luftuar mikrobin që ka shkaktuar infeksionin. Mund të ndodhë që gjatë kësaj faze, të krijohen rreth syve sekrecione të padëshiruara, të cilat fare lehtë mund t’i hiqni duke shpëlarë sytë me solucion të sterilizuar, ose ujë të ngrohtë.
Një tjetër problem të cilin mund ta shkaktojnë lentet e kontaktit, është pikërisht edhe gërvishtja e pjesës së brendshme të qepallës së syrit. Bëhet fjalë për një gërvishtje e cila shërohet me kalimin e kohës, mirëpo për aq sa zgjat, është jo vetëm e dhimbshme, por edhe shqetësuese dhe penguese në shikim, madje në të shumtën e rasteve shkakton edhe fotofobi. Kjo gërvishtje mund të sjellë edhe hiperlakrimizim, sasi mbi normalen të lotëve dhe lëngjeve të tjera të syrit. Dhimbja nga një problem i tillë, mund të trajtohet duke e mbuluar syrin me një fashë sterile, ndërkohë që jeni duke e trajtuar atë me medikamentet e rekomanduara nga mjeku. Ky lloj trajtimi bëhet në dy aspekte, e para shërben për ta mbrojtur syrin që të mos preket nga infeksionet e ndryshme gjatë gërvishtjes dhe së dyti, paralizohen muskujt e njërit sy, për të evituar dhimbjet gjatë trajtimit. Duhet pasur shumë kujdes në të tilla raste, pasi nëse merret një infeksion gjatë kësaj faze të trajtimin, ku ndjeshmëria e syrit është shumë e lartë, mund të kalohet edhe në një gjendje verbërie, ndonëse kjo ndodh shumë rrallë. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit