4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Lenovo e gatshme të blejë BlackBerry’in

Më të lexuarat

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Lenovo, i ka thënë gazetës franceze se kompania e tij është e interesuar të blejë rivalin e saj, prodhuesin e famshëm të telefonave të mençur mobil, kompaninë BlackBerry, e cila kohëve të fundit ka humbur shumë pjesë të tregut të saj global.
Yang Yuanqing ka thënë se një blerje e tillë do të kishte kuptim për Lenovo, mirëpo siç ka thënë ai, fillimisht duhet të shihet tregu dhe rëndësia e BlackBerry në treg.

Pas kësaj deklarate, vlera e aksioneve të BlackBerry është rritur ndjeshëm, duke u përmbyllur në 14.9 dollarë për aksion, nga 14.1 sa ishte më herët. Në anën tjetër, përfaqësues të BlackBerry nuk kanë pranuar të deklarohen për këtë çështje.

Së fundmi, BlackBerry ka pasur një fushatë të suksesshme me modelin e saj të fundit BlackBerry Z10, i cili së shpejti do të prezantohet edhe në tregun amerikan. / Telegrafi /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit