-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Lenovo dhe Asus me rritjen më të shpejtë

Më të lexuarat

Gjatë çerekut të kaluar HP, Lenovo dhe Asus ishin prodhuesit e vetëm të cilët shënuan rritje të dërgesave në nivel global. HP është ende në vendin e parë më posedimin prej 17.2%, e rritja e dërgesave në krahasim me çerekun e parë të vitit të kaluar ishte 3.5%.

Vendi i dytë i takoi Lenovos me posedimin prej 13.1%, por mjaftë interesant është se ky prodhues shënoi rritjen më të madhe të dërgesave në krahasim me periudhën e mëhershme – madje 28.1%. vendi i tretë me posedimin prej 11% i takoi Dellit, por kompania ka shënuar një rënie të lehtë të dërgesave. Rënien më të madhe e pati Acer, në lartësi prej 9.2%, e kompanisë i takoi vendi i katërt në listë me posedimin prej 10.9%. Asus gjithashtu shënoi rritje të madhe, në lartësi prej 21.3%, ndërsa kompania në nivelin global mban 6% të tregut.

Dërgesat e kompjuterëve në nivel botërorë gjatë çerekut të kaluar ishte më e mirë për 1.9% në krahasim me periudhën e mëhershme, ndërsa krejtësisht janë shitur 89 milion kompjuterë.

Për dallim nga tregu botëror, gjatë çerekut të kaluar në tregun amerikan vetëm HP dhe Apple shënuan rritje të dërgesave të kompjuterëve. E dhëna për rritjen e dërgesave prej 6.6% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është një lajm i mirë për HP i cili para ca kohe pati menduar për shitjen e departamentit për prodhimin e kompjuterëve.

Kompania gjatë çerekut të parë të këtij viti në tregun amerikan shiti 4.5 milion kompjuter që mjaftoi për zotërimin e 29% të tregut. Vendi i dytë në shkallëz i takoi Dellit me pak më pak se 3.5 milion kompjuter të shitur dhe posedimin prej 22.3%, por me rritjen negative prej 3.6%. Apple me 1.6 milion Mac të shitur dhe posedimin prej 10.6% depërtoi në vendin e tretë, ndërsa ka shënuar rritje të dërgesave në lartësi prej 3.8%.

Acerit në SHBA nuk po i shkon mirë. Kompania ka shitur veëtm 1.4 milion kompjuter që i mjaftoi për të pasur në posedim 9.1% të tregut. Ajo çfarë brengos në të vërtetë është rënia e dërgesave prej madje 26% në krahasim me çerekun e njëjtë një vit më parë. Gjithashtu, nuk janë duke lulëzuar as shitjet e Toshibas e cila në vendin e pestë ka shitur 1.35 milion kompjuter për posedimin prej 8.7%. Rënia e dërgesave të këtij prodhuesi japonez është të lartat 19.2%.

Në tregun amerikan të kompjuterëve në tërësi është shënuar rënie e dërgesave prej 3.5% në krahasim me çerekun e njëjtë të vitit të kaluar. Krejtësisht janë shitur 15.5 milion kompjuter. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit