-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Lëndohet 12 vjeçari me granatë

Më të lexuarat

Nga një mjet shpërthyes ka marrë lëndime në krah dhe këmbë një 12-vjeçar, nga fshati Kabash i Prizrenit.
Ai e kishte gjetur granatën, derisa ishte duke i kullotur delet, dhe nga kureshtja e ka përplasur për një gur.

Bariu 12 vjeç nga fshati Kabash i Prizrenit, ishte duke i kullotur delet dhe ka gjetur një mjet të pa shpërthyer dhe nga kureshtja e ka përplasur për një gur, raporton gazeta JNK.

“Granata ka shpërthyer duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore fëmijës, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për shërim”, ka njoftuar Hazir Berisha, zëdhënës i policisë në Prizren.
Sipas mjekëve të Repartit të Ortopedisë, ku tanimë është shtrirë i lënduari, 12-vjeçari ka lëndime në krahun dhe këmbën e majtë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit