14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Lëkura e mollës, një “ilaç” për muskujt

Më të lexuarat

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Iowa (SHBA), në lëkurën e mollës ka disa substanca të veçanta të cilat parandalojnë dobësimin e muskujve tek të moshuarit.

Dihet se një mollë në ditë mban mjekun larg nesh, por proverbi nuk përfshin informacionin se fruta në fjalë nuk duhet qëruar. Sidomos pas një moshe të caktuar. Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Iowa-s (SHBA), në lëkurën e mollës ka disa substanca të veçanta, të cilat parandalojnë dobësimin e muskujve te të moshuarit: më saktësisht, acidi ursolik është në gjendje të reduktojë dhe të ngadalësojë procesin e plakjes në rrjedhën e vetëm dy muajve. Lëkura e mollës, ashtu si ajo e domates, përmban të mira kimike natyrale, të cilat “u premtojnë” kësaj pjese të madhe të popullsisë të qëndrojnë aktivë dhe dinamikë për një kohë të gjatë. Jo vetëm acidi ursolik, por edhe tomatidina e domates e kundërshtojnë veprimin e dëmshëm të një proteine të veçantë, e cila quhet ATF4 dhe vepron në masën muskulore, duke shkaktuar dobësi dhe atrofi (sëmundje që prek muskujt). “Shumë nga ne e dinë mirë se çfarë janë problemet muskulare dhe fatkeqësisht këto probleme përkeqësohen me kalimin e moshës”, shpjegon profesori i mjekësisë dhe drejtuesi i këtij studimi, Christopher Adams. “Këto probleme kanë ndikim të madh në cilësinë e jetës sonë dhe në nivelin e mirëqenies”. Sipas rezultateve të ekspertëve, acidi urselik dhe tomatidina janë në gjendje jo vetëm të “rinojnë” muskujt, por edhe të rrisin sasinë e masës së tyre me 30%, vetëm në dy muaj. “Duke u bazuar në këto rezultate, acidi urselik dhe tomatidina duket se kanë një potencial të madh në luftën kundër atrofisë në moshën e tretë”, ka vazhduar profesori. “Duke reduktuar aktivitetin e proteinës ATF4, këto substanca u lejojnë muskujve të marrin veten nga efektet e plakjes”. Ndaj, nëse do të konsumonit mollë, e cila rekomandohet të paktën një në ditë, është më mirë të jetë me lëkurë. Kërkimi është publikuar në revistën shkencore “Journal of Biological Chemistry”.

Të mirat e mollës në përgjithësi

Molla është një nga frutat, e cila për vlerat e saj, na bën mirë për shëndetin. Duke filluar që me farat e saj, të cilat përmbajnë albuminë dhe yndyrë. Molla si frutë ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Vitamina të tilla si B1, C, E, P, B2, PP ndodhen pikërisht nën lëkurë. Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon në pastrimin e dhëmbëve, duke i bërë më të fortë dhe të shëndetshëm. Molla mund të përdoret edhe për maska të ndryshme të fytyrës, duke na e bërë atë më të butë e të lëmuar. Por mënyra më e mirë është ta marrim çdo ditë si në mëngjes ashtu dhe në darkë. Çdo lloj molle ka vlera të caktuara, ndërsa ajo jeshile ka më tepër vitamina të cilat janë të përqendruara jo vetëm në pjesën e tulit, por dhe nën lëkurë që gjenden me shumicë. Për t’u dobësuar shpejt, ndonjëherë nuk keni pse mbani dieta të mundimshme. Mjafton të konsumoni tre ose katër mollë në ditë edhe duke ngrënë normalisht. Do të shihni se kilogramët do të humbasin shpejt. Por nëse konsumoni një kokërr mollë që në mëngjes, esëll, efekti i dobësimit do të jetë më i shpejtë. Molla ka një efekt të lartë tretjeje ndaj, sugjerohet nga dietologët e çdo lloj diete. Lëngu i mollës i përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhembja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë, duke e shoqëruar edhe me pak mjaltë. Por ky është një rit që duhet bërë çdo darkë në mënyrë që të japë rezultatin e duhur.

(NA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit