1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Leksion” demokracie! – Izraeli burgos poeten pse shkroi disa vargje

Më të lexuarat

Poetja palestineze Dareen Tatour është dënuar me pesë muaj burg për një poezi që ajo ka postuar në Facebook.

Të martën, Tatour, 36 vjeçare, dhe qytetare izraelite poashtu, u dënua nga gjykata e qarkut Nazaret. Ajo ka kryer denimin per tre vjet në arrest shtëpiak.

Në maj, ajo u dënua për nxitje online të “terrorizmit” për përdorimin e një poeme si fonogram për imazhet e palestinezëve në konfrontime të dhunshme me trupat izraelite që ajo postoi në Facebook dhe YouTube.

Fillimisht Tatour u arrestua në tetor 2015 pas botimit të një poeme me titull “Rezistenca, populli im i reziston”.

Aktakuza kundër saj përfshin vargjet e saj:

“Unë nuk do të dorëzohem për ‘zgjidhjen paqësore’

Asnjëherë mos i ulni flamujt e mi

Deri sa unë t’i dëboj ata nga toka ime. ”

“Gjykimi im shqyen maskay,” i tha Tatour gazetës izraelite Haaretz.

“E gjithë bota do të dëgjojë historinë time, e gjithë bota do të dëgjojë se çfarë është demokracia e Izraelit, një demokraci vetëm për hebrenjtë, vetëm arabët shkojnë në burg. Gjykata tha se unë jam e dënuar për terrorizëm. Nëse ky është terrorizmi, unë i jap botës një terrorizëm te dashurisë. ”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit