5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Lekaj: Në tetor fillon ndërtimi i “Autostradës së Dukagjinit”, do të kushtojë një miliard euro

Më të lexuarat

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se në tetor pritet të filloj projekti më i madh kapital për rajonin e Dukagjinit.

Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se “Autostrada e Dukagjinit” pritet të jetë e gjatë 91 kilometër dhe do të përfshijë Istogun, Klinën, Pejën, Gjakovën, Deçanin, Suharekën, Rahovecin e Prizrenin.

“Projekti do të lidh zonat rurale dhe qytetet me korridoret pan evropiane. Kemi bërë një fizibilitet dhe ky projekt ka ndikim pozitiv në banorët e këtyre zonave, duke shtuar zhvillimin ekonomik e zhvillimin e turizmit”.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se do të vazhdohet edhe më tej me debate dhe do të vendoset me versionin përfundimtar.

“Nëse shkon gjithçka mirë sipas procedurave, mendojmë se në fillim të tetorit do të fillojnë punimet. Mendohet se projekti do të përfundoj për katër vite”.

Lekaj ka thënë se kostoja e këtij projekti duke përfshirë edhe shpronësimet pritet të jetë rreth një miliardë euro.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se në rajonin e Dukagjinit do të ndërtohet edhe një rrugë dhe tashmë mbi 200 milion euro janë para të garantuara për trasenë Kijevë- Zahaç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit