-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Lejohet larja dhe freskimi i trupit kur je me agjërim?

Më të lexuarat

Lejohet larja dhe freskimi i trupit kur je me agjërim?

Agjëruesit i lejohet të freskohet duke hedhur ujë mbi trupun e tij, qoftë për larje të detyrueshme, të pëlqyeshme ose të lejueshme. Atij i lejohet që të futet në ujë, por duhet të ketë kujdes që të mos i depërtojë gjë në brendësi të trupit.

Aishja (radijAllahu anh) ka thënë: “Profeti (alejhi selam) gdhihej xhunub, pastaj lahej, pastaj shkonte në xhami dhe koka i pikonte ujë. E kështu atë ditë agjëronte.” (Ahmedi, Nesaiu)

Ebu Bekër Ibn Abdurrahman transmeton nga një shok i Profetit (alejhi selam) që ka thënë se, e ka parë Profetin në Arxh të hidhte ujë mbi kokë, nga etja ose nga të nxehtit, ndërkohë që ishte me agjërim.” (Ebu Daudi 2365. Shejh Albani në sahih Ebu Daud)

Enesi (radijAllahu anhu) ka thënë: “Unë kam një basen të vogël , ku futem e lahem edhe kur jam me agjërim.” (Buhariu)

“Mësime të zgjedhura për Ramazanin” Ibrahim Ibn Muhamed el-Hukal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit