Fitorja e Trump tregon se njerëzit tani janë duke menduar më shumë për të ardhmen.
Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë të Francës, Partia Nacionale, Marine Le Pen, thotë se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet amerikane “tregon se njerëzit janë duke marrë të ardhmen e tyre mbrapa”, duke pretenduar se votuesit francezë mund të bëjë të njëjtën gjë,transmeton Indeksonline.
Le Pen, e cila pritet të jetë kryesuese në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2017, thotë se fitorja e Trump rrit shanset e saj për të qenë e votuar, sepse ajo “i bën francezët të kuptojnë atë se çfarë njerëzit duan, mund ta marrin, nëse ata e mobilizojnë vetën”.
“Donald Trump ka bërë të mundur atë e cila thuhet se është krejtësisht e pamundur”, tha Le Pen për CNN në një intervistë gjatë ditës së sotme./Indeksonline/