3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

LDK: S`KEMI PUNË ME SEKIRAQËN

Më të lexuarat

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk ka vend për distancim ndaj njerëzve inkriminues të llojit të Enver Sekiraqës, sepse ai asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk ka qenë pjesë e LDK-së , dhe se thirrja e PDK-së për LDK-në rreth kësaj çështje është politike dhe e pa pranueshme.

Pas zhvillimeve të djeshme në vend , të cilat kryekëput vinin nga partia në pushtet PDK, kjo e fundit ka gjetur kohë të merret me deklarimet e Enver Sekiraqës për LDK-në: “Unë kom votu për LDK edhe ju kom ndihmu me mbledh vota nëpër Vranjevc e Prishtinë”.

Pas kësaj deklarate , PDK-ja nëpërmjet një komunikate për media , të lëshuar mbrëmë, i ka bërë thirje LDK-së dhe kryetarit të saj Isa Mustafa të merr qëndrimin distancues ndaj njerëzve inkriminues të llojit të Enver Sekiraqës, dhe të distancohet nga lufta politike me fushatat e tilla linquese ndaj luftës çlirimtare.

Mirëpo, deputeti nga LDK Arben Gashi, thotë se partia nuk ka të bëjë me njerëz të tillë, këta njerëz kanë probleme me ligjin dhe kushdo që ka problem me ligjin duhet t`i përgjigjet atij.

“Në njohurin time në asnjë moment, asnjëherë, askush nuk ka pas lidhje me këtë person, të paktën njerëzit që unë i njoh dhe për të cilët mund të flas shlirë. Ndërsa, sa i përket deklaratës së PDK-së është një deklarata politike , e pa arsyeshme , e palogjikshme dhe e pa pranueshme”, ka thënë Gashi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit