1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

LDK përkrahë autostradën Prishtinë – Nish

Më të lexuarat

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër projektbuxhetin për vitin 2013.
Ai thekson se shpërndarja e buxhetit të shtetit nuk është bërë në mënyrën e drejtë dhe se si i tillë mund të sjellë vetëm varfëri.

Ai ka thënë se LDK do të kushtëzojë këtë buxhet nëse nuk do të merren parasysh rekomandimet e saj. Në këtë mënyrë ne nuk do të votojmë këtë projektbuxhet, ka thënë Hoti në KTV.

Hoti ka treguar edhe detaje të cilat sipas tij tregojnë se si buxheti është ndarë në mënyrë politike. Sipas tij kjo më së miri vërehet në infrastrukturë dhe arsim në të cilat shihen dallimet e mëdha në komunat që udhëheqë PDK-ja.Ky është keqpërdorim i parasë publike” ka thënë Hoti.

Sa i përket marrëveshjes ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Nish, Hoti ka thënë se nuk ka asgjë të keqe nga ndërtimi i rrugëve, përveç fitimeve nga ana e bizneseve, por ai nuk beson në realizimin e kësaj ideje.

“Thaçi ka tendencë me dhënë premtime që s’mund të realizohen” ka thënë Hoti.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit