-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

LDK do të thërras në interpelancë Thaçin

Më të lexuarat

Lidhja Demokratike e Kosovës menjëherë pas përmbylljes së pavarësisë së Kosovës do të thërrasë në interpelancë Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për moszbatimin e marrëveshjes Thaçi-Mustafa-Pacolli.
Burime brenda LDK-së kanë thënë se nga Kryeministri do të kërkojnë përgjegjësi për moszbatimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila ishte miratuar pas marrëveshjes së politike PDK-LDK-AKR, e cila ka paraparë afate për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në fund të këtij viti dhe zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm.
“LDK do të thërrasë në interpelancë Kryeministrin Thaçi menjëherë pas përmbylljes së pavarësisë për moszbatimin e marrëveshjes Thaçi-Mustafa-Pacolli si dhe për moszbatimin e Rezolutës së Kuvendit mbi këtë marrëveshje”, ka thënë një zyrtar i lartë i LDK-së për Express.
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes politike, por pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin pesëvjeçar të Presidentes, PDK ka deklaruar se do të respektojë vendimin e Gjykatës para marrëveshjes.
Ndërkohë, Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se nuk e ka në plan të japë dorëheqje dhe t’i hapë rrugë zbatimit të marrëveshjes së vitit të kaluar.
Si pasojë e kësaj, LDK ka braktisur Komisionin për Reformë Zgjedhore dhe Komisionin për Reformë Kushtetuese dhe ka kushtëzuar kthimin në këto procese me zbatimin e marrëveshjes politike të tre liderëve.
Por, nuk do të jetë interpelanca e vetme që do të thërret Partia e Isa Mustafës për Qeverinë.
Kjo parti ka planifikuar që pas ballafaqimit me Thaçin, të thërrasë në Kuvend edhe Ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, rreth skandaleve diplomatike që kanë ndodhur sa u përket njohjeve.
“Interpelanca e dytë do të jetë me Ministrin Hoxhaj dhe skandalet në fushën e diplomacisë. Do të kërkohet përgjegjësi për dëmin që i është shkaktuar, loja që kanë bërë zyrtarët e Qeverisë në fushën e diplomacisë”, ka thënë zyrtari i LDK-së.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit