-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

LDK dhe AAK arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje

Më të lexuarat

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Këtë e konfirmoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit që pati me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti.

“Arritëm marrëveshje për koalicionin qeverisës, pra për krijimin e qeverisë së re. Kosovën e presin plot sfida, e sfida e parë është gjendja me pandeminë, me të gjitha këto pasoja që ka shkaktuar, sidomos ekonomisë së vendit. Jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë e lehtë por kemi besim se ë gjitha këto sfida që e presin Kosovën do t’i kalojmë bashkë me punë”, tha ai.

Në qeverinë e re mësohet se AAK do të marrë Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Arsimit si dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Ndërkohë që Besnik Tahiri, sërish nga AAK, do të propozohet për zv/kryeministër.

“Kemi zëvendëskryeministër Besnik Tahirin, Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta udhëheq Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë do ta udhëheq Selim Selim, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do ta udhëheq Blerim Kuçii, dhe Ministrinë e Arsimit, Ramë Lika”, tha Haradinaj.

Pjesë e koalicionit qeverisës do të jetë edhe pakica serbe me dy ministri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit