1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

LDD rrezikon të mos certifikohet për shkak të borxhit

Më të lexuarat

Lidhja Demokratike e Dardanisë nuk kishte arritur të bëhej pjesë e Kuvendit të Kosovës, por mbrapa ka lënë një borxh prej 9 mijë e 200 eurosh pas shkeljeve të bëra në zgjedhjet e parakohshme parlamentare te 2010-s. Kjo parti tashti rrezikon të mos certifikohet më.

Nënkryetari i LDD-së, Lulzim Zeneli, nuk ka dashur të fliste për këtë çështje, ndërsa me persona të tjerë përgjegjës ka qenë i pamundur kontaktimi, raporton KTV. Ndërsa ish-partia FER e Shpend Ahmetit ka borxh prej më shumë se 3 mijë euro dhe se kjo paraqet problem për PZAP-in, meqë kjo parti tashti është shkrirë në “Vetëvendosje”.

Shpend Ahmeti, bashkëthemelues i FER-it, i ka thënë KTV-së se shkaku pse FER-i ka mbetur borxh ndaj PZAP-it është se kësaj partie asnjëherë nuk i është ndarë buxheti, edhe pse parashihej me Ligjin zgjedhor, në mbështetje të partive të reja. Ai ka thënë se ish-partia e tij tashmë është çregjistruar nga KQZ-ja dhe as këtë borxh e as borxhe të tjera që i ka trashëguar nga fushata nuk mund t’i paguajë. Kryeshefi i PZAP-it, Shukri Sylejmani, thotë se institucioni, që ai udhëheq nuk do t’i falë borxhin dhe do ta gjejë mënyrën për tërheqjen e atyre mjeteve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit